Stil jete

Së shpejti nis ndjenja e fajit që lidhet me rrezet e diellit

Së shpejti nis ndjenja e fajit që lidhet me rrezet e diellit

Ditët me diell të fortë do të largohen shpejt për t`ua lënë vendin atyre me re dhe shi. Dhe pikërisht në atë periudhë ndjesia e fajit që lidhet me rrezet e diellit është edhe më e madhe. Nëse s`po kupton asgjë akoma, lexo më poshtë.

“Faji nga dielli” u bë për herë të parë viral në TikTok nga Renee Reina. Video që u postua pranverën e kaluar. Në ditët e para me diell pas muajve të dimrit, ajo u thoshte ndjekësve se ndihej fajtore pse po e shijonte kaq pak diellin ato ditë.

Shumë njerëz e komentuan videon dhe u gjendën në të njëjtën gjendje shpirtërore si ajo. Tashmë ishin gjithsesi më të lumtur sepse mund t'i japin një emër asaj që ndjejnë në ditët me diell. Në fakt, kjo ndjenjë faji ka ekzistuar për shumë më gjatë, një përzierje pendese, keqardhjeje dhe faji që ndiejmë kur qëndrojmë në shtëpi në vend që të organizojmë një aktivitet jashtë apo të dalim në një ditë të bukur.

Ndihemi sikur po humbim një shans, i cili në një moment të caktuar (kur të kthehet dimri) nuk do të jetë më aty. Psikologjia e quan atë një lloj FOMO sezonale. Mekanizmi psikologjik është i ngjashëm, është ankthi për të mos jetuar në mënyrën e duhur, për të humbur gjërat në jetë.

Faji rritet duke parë të gjithë të tjerët në rrjetet sociale që duket se po bëjnë diçka të këndshme çdo ditë.