Stil jete

Sekretet për ta bërë perfekte kafenë në shtëpi

Sekretet për ta bërë perfekte kafenë në shtëpi

Me pandeminë, mbylljen, izolimin lindi më shumë se kurrë nevoja për ta pirë kafenë në shtëpi. Edhe tani që ambientet e brendshme të lokaleve do të hapen, sepse moti është ftohur e shirat kanë ardhur, do të jetë e vështirë të shijosh një kafe siç duhet, me maskën vënë.

Kështu që të duhet patjetër të dish sekretin e kafesë perfekte.

Kujdes, së pari mos e lërë hapur kutinë ku do ta mbash, të bluar apo kokërr qoftë. Aroma do t`i dalë shpejt. Mbaje me një kapëse. Mos e fut në frigorifer se do të marrë aromat e ushqimeve që ke në të.

Kafeja është një sfungjer ndaj erërave që ka pranë.

Ç`lloj kafeje duhet të blesh?

Mos harro asnjëherë se shija ndaj kafesë është shumë personale. Diçka që i pëlqen dikujt, nuk i pëlqen shumëkujt. Provo derisa të gjesh atë që të pëlqen.

Mos e bli në supermarket, por në dyqan kastile për kafe. Qëndrimi i gjatë në rafte ia ka prishur shijen.

Diçka për ujin

I rëndësishëm është edhe uji që përdorni për ta përgatitur: cilësia e tij dhe temperatura. 90-96 gradë është temperatura e duhur. E mira është që të jetë ujë i filtruar dhe jo nga rubineti.

Për kapuçino është ok qumështi i skremuar ose gjysmë i skremuar, por më i mirë akoma është ai i tërshërës. E shfaq më mirë aromën dhe shijen e vërtetë të kafesë.

Shumë e ëmbël?

E mira është të mos ketë shumë sheqer për shëndetin, por edhe për ta shijuar siç duhet. Megjithatë kjo është çështje preference.

Filxhan çaji apo kafeje

Kafeja është si vera, shijon më mirë në servirjen e duhur. Varet nga sasia, por filxhani i madh e nxjerr më mirë aromën e saj.

*Burimi The Guardian