Stil jete

Sfida më e re e Tik Tok është e rrezikshme

Sfida më e re e Tik Tok është e rrezikshme

Një sfidë e re po qarkullon në rrjetin më të ri social, në atë që u krijuar për të realizuar video të veçanta e për t`i shpërndarë me miqtë, në Tik Tok.

Ajo quhet "Skull breaker" dhe nuk është aq qejf sa mund t`u duket të rinjve. Duhen tre njerëz për ta realizuar, ata dy që qëndrojnë anës i vënë pengesë atij të mesit që hidhet dhe ka raste kur rrezikon të bjerë me kokë.

Po cili është qëllimi? Që njeriu që qëndron të mes të bjerë, ata që ndodhen rreth e rrotull të qeshin dhe të xhirojnë dhe në fund të mos i marrë askush parasysh pasojat e një goditjeje pas koke, si në rastin e kësaj videoje.

Korridoret e shkollave jashtë janë vendi ku bëhen më së shumti këto sfida, gjatë pushimeve të shkurtra mes orëve mësimore.

Deri tani nuk ka asnjë viktimë, fatmirësisht, por më mirë të parandalosh se sa të kurosh.

Ky lajm vjen për qartësim pas një fake neës-i se dikush kishte humbur jetën si pasojë e kësaj sfide.

Ndërkohë që Tik Tok është duke marrë masat për fshirjen e materialeve që përmbajnë rrezikshmëri për jetën.

Nuk do ishte hera e parë që sfida të tilla përbëjnë rrezik për jetën, kujtojmë se pasoja pati Kiki Challenge, gjatë të cilës njerëzit dilnin dhe kërcenin paralel me makinën në ecje.

*Artikulli i Roba da Donne u përshtat në shqip nga Fabjola Hije