Stil jete

Sfungjeri mund të mos jetë mënyra më higjienike për të pastruar enët, por ekziston një alternativë

Sfungjeri mund të mos jetë mënyra më higjienike për

Sfungjerët e kuzhinës përmbajnë më shumë baktere sesa furçat dhe nuk janë mënyra më higjienike për të pastruar enët tuaja, sipas studiuesve në Norvegji.

Sfungjeri mund të mos jetë mënyra më higjienike për

“Salmonella dhe bakteret e tjera rriten dhe mbijetojnë më mirë në sfungjer sesa në furça. Arsyeja për këtë është se sfungjerët në përdorim të përditëshëm nuk thahen kurrë”, tha Trond Møretrø, një shkencëtar kërkimor në Nofima, një institut norvegjez i kërkimit për ushqimet.

Ndërsa shumë baktere nuk janë të dëmshme, ato që janë - si salmonela - mund të përhapen nga sfungjerët në duar, sipërfaqet e kuzhinës dhe pajisjet dhe potencialisht t'i sëmurin njerëzit.

Tiranapost.al