Stil jete

'Sharenting’ ose ndryshe pasojat me të cilat do të përballen prindërit që ndajnë jetën e fëmijëve në rrjete sociale

'Sharenting’ ose ndryshe pasojat me të cilat do të

Për shumicën dërrmuese të njerëzve, kontrollimi i Instagram përfshin një përzierje të aspiracionalizmit dhe soditizmit. Aplikacionet ushqehen nga një frikë kolektive se po humbasim diçka, qoftë kjo një festë përrallore, një shitje me ulje ose thjesht ca pushime të të tjerëve që mund të konceptojnë edhe tonat.

Por e njëjta dinamikë nuk vlen për prindërit që ndajnë fotografi të fëmijëve të tyre të vegjël në internet. Sigurisht që mund të ketë një element të mburrjes dhe krenarisë: “Oh, shikoni shijen e vajzës sime në veshje” apo “Admironi djalit tim të vogël në xhaz”, etj. Por këto pamje të lumturisë së adhurueshme të zgjedhura me kujdes shpesh nuk bëjnë asgjë më shumë se sa një pushim të qetë gjatë një dite të vështirë. Izolimi që prindërimi shkakton e çon njeriun në dëshirën dhe nevojën për fisin. Shpërndarja e imazheve ose historive në mediat sociale e bën përvojën personale, më të gjerë, sepse e tregon tek një botë më e madhe, në një kohë kur peshoret dhe konturet e jetës duket sikur po tkurren.

“Sharenthood: Pse duhet të mendojmë përpara se të flasim për fëmijët tanë në internet?” është një libër nga Leah Plunkett. “Sharenting” ndodh sa herë që një i rritur përgjegjës për mirëqenien e një fëmije, si prindi ose mësuesi, transmeton detaje private për një fëmijë nëpërmjet kanaleve dixhitale. Të gjitha fotot dhe videot e dërguara privatisht apo të postuara publikisht bëhen objekt statistike i rrjeteve sociale apo aplikacioneve, një aplikacion fertiliteti apo një blerjesh, çfarëdo qoftë ai.

'Sharenting’ ose ndryshe pasojat me të cilat do të
Leah Plunkett

Mos harroni se fotot dhe videot ruhen në serverat e cloud apo adresat e gmail-it. Po ka diçka më serioze se kaq..Studimet parashikojnë se deri në vitin 2030 gati dy të tretat e rasteve të problemeve me identitetin që prekin fëmijët e sotëm, do të shkaktohet nga sharenting, pra nga këto publikime të prindërve në rrjete sociale.

Për Plunkett ka disa arsye për t'u shqetësuar për sharenting. Në një nivel filozofik, këto postime i ekspozojnë fëmijët në botën më të madhe dixhitale, pa pëlqimin e tyre, duke u grabitur atyre një lloj privatësie. Këta prindër u privojnë fëmijëve të drejtën për të zgjedhur të mos jenë kurrë prezentë në rrjete sociale.

Prindërit dorëzojnë çdo të dhënë, edhe ato të fëmijëve, në rrjete sociale, pa i llogaritur fare kostot.

Në një kohë kur jemi gjithnjë e më të vetëdijshëm për privatësinë dhe mbikëqyrjen e të dhënave, çfarë pasojash të paparashikuara mund të ketë një 'dosje dixhitale'?

Bota ka parë raste pendese. Ka njerëz që kanë kërkuar falje në rrjete sociale për një postim të bërë në adoleshencë. Ka të tjerë që u vjen turp për postimet e 10 viteve më parë.

“Ne e kemi marrë prej kohësh të mirëqenë që kompani të tilla si Facebook dhe Google mbledhin të dhëna për ne dhe më pas ua kalojnë ato të dhëna reklamuesve. Por zgjedhjet e vitit 2016 konfirmuan se tekat tona individuale mund të jenë të dobishme edhe për politikanët”, shprehet Plunkett.

Sot, shumë përpara se fëmijët të hedhin hapin e tyre të parë, të dhënat e tyre dixhitale tashmë udhëtojnë në 'mijëra, me gjasë miliona përdorues, njerëz apo makineri.

Shumica e njerëzve dikur bënin fotografi për të dokumentuar diçka për veten e tyre dhe për pasardhësit. Në ditët e sotme, kjo përvojë është më e ngjeshur, aq sa shumë prej nesh bëjnë fotografi me qëllimin për t'i ndarë menjëherë ato me njerëz të tjerë.

Sa larg është ajo që Plunkett e quan 'Elmo i zgjuar?' Një lodër që mëson dhe fle së bashku me fëmijën tuaj, ndërkohë që ndjek edhe zgjedhjet e tij si konsumator? Do të ishte një skenar i frikshëm apo jo?

Plunkett përmend edhe ‘DaddyOFive', një kanal i njohur në YouTube, i drejtuar deri në vitin 2017, nga një çift i quajtur Michael dhe Heather Martin. Martinët, të cilët ishin të dy në mesin e të tridhjetave dhe nuk ofronin këshilla si shumica sot. Në vend të kësaj, ata u specializuan në videot funny që përfshinin pesë fëmijët e tyre, e ku bënin humor me neglizhencën prindërore. Në kulmin e tij, 'DaddyOFive', kishte rreth shtatëqind e pesëdhjetë mijë abonentë. Ndërsa kanali u rrit, komentuesit herë pas here u jepnin shuplaka këtyre prindërve për sjelljen ndaj fëmijëve. Kjo derisa autoritetet vendosën të ndërhynin. Prindërit u mbrojtën në gjyq duke thënë se fëmijët u përfshinë me dëshirën e tyre dhe e gjitha ishte lojë, por psikologu identifikoi probleme në aftësitë mendore dhe psikologjike të fëmijëve. Përfundimisht kanali u mbyll dhe prindërit u dënuar me 5 vite shërbim prove.

Prindërimi është shpesh një turbullim i tillë saqë ndërgjegjja duket e pamundur. Megjithatë si të rritur prindërit duhet ta dinë mirë çfarë po bëjnë.