Shatërvani i Trevit rihapet pas punimeve, rregullat e reja për turistët
E Hënë 23 Dhjetor 2024, 11:19
TiranaPost
Shatërvani iTrevit në Romë u rihap të dielën pas tre muajsh rinovime.
Puna e rinovimit në monumentin e shekullit të 18-të, që është një nga atraksionet kryesore të kryeqytetit italian, kushtoi 327,000 euro (341,000 dollarë).
Sipas mediave italiane, për të shmangur mbipopullimin, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë në të njëjtën kohë.
“Në këtë mënyrë vizitorët do të kenë mundësi të mjaftueshme për ta vëzhguar atë dhe për të kuptuar vlerat që mishëron ajo”, tha Claudio Parisi Presicce, mbikëqyrësi i Romës për trashëgiminë kulturore.
Vizitorëve do t'u kërkohet të rezervojnë online dhe të paguajnë 2 euro (2,20 dollarë) për të hyrë. Pasi të hyjnë brenda, ata do të kenë 30 minuta për të shijuar shatërvanin.