Shefi i Heathrow fajëson trukun e Tik Tok për gjithë kaosin e krijuar në aeroport

Aeroporti më i ngarkuar i udhëtimeve në Britani ka fajësuar përdoruesit e TikTok për kaosin e vazhdueshëm të aeroportit. Shefi i Heathrow pretendon se pasagjerët po shtiren se janë të paaftë për të shmangur radhët e tmerrshme gjatë kaosit gjatë arratisjes së verës.
Shefi ekzekutiv i Heathrow, John Holland-Kaye tha se 'kërkesa është rritur ndjeshëm' për udhëtarët që kanë nevojë për mbështetje me karrige me rrota mes kaosit të vazhdueshëm të udhëtimeve që ka lënë të paralizuar pjesën më të madhe të sektorit të aviacionit në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai tha se përdoruesit në TikTok po 'rekomandojnë' trukun e udhëtimit' në mënyrë që ata të mund të kapërcejnë radhët e sigurisë dhe të përdorin korsitë e shpejta. Sidomos të marrin ndihmën e menjëhershme të zyrës së imigrimit, doganave dhe rikthimit të bagazheve, në rast humbje.
Pasagjerët me aftësi të kufizuara kanë gjithashtu mundësinë që të transportohen në gate-s e tyre nga nisjet nëpërmjet një karroce elektrike.
Një përdorues Tik Tok-u e tregon me video gjithë procesin e mashtrimit. Ai tregon që nga momenti i lëndimit vetë të këmbës e hap pas hapi si e bën më bindëse situatën.
Ditët e fundit, pas publikimit të videove, pati 20% më shumë kërkesa për ndihmë nga njerëz me nevoja të veçanta, në aeroporte. Duhej staf shtesë për t`i shtyrë dhe orientuar ata.
'Nëse shikoni këto video në TikTok, ju lutemi mos e bëni dhe ju. Ne kemi nevojë për të mbrojtur shërbimin për njerëzit që kanë më shumë nevojë për të”, tha ai.