Shefi i OKB-së: Do duhen edhe 300 vjet për t'u arritur barazia gjinore
“Përparimi drejt barazisë gjinore po zhduket para syve tanë”, i tha të hënën Komisionit për Statusin e Grave Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres.
Duke folur me grupin kyç të OKB-së për të drejtat e grave, Guterres tha se barazia gjinore është '300 vite larg' sipas vlerësimeve të fundit nga UN Ëomen, organizata e OKB-së e dedikuar për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.
Guterres përmendi shkallët e larta të vdekshmërisë amtare, vajzat që detyrohen të martohen në moshë të hershme dhe vajzat që rrëmbehen dhe sulmohen për ndjekjen e shkollës, si dëshmi se shpresa për arritjen e barazisë gjinore 'po bëhet gjithnjë e më e largët'.
'Të drejtat e grave po abuzohen, kërcënohen dhe shkelen në mbarë botën,' tha Guterres, duke përmendur disa vende në veçanti, duke përfshirë Afganistanin, ku tha se 'gratë dhe vajzat janë fshirë nga jeta publike'.
Raporti i paraqitur në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, vuri në dukje gjithashtu rritjen e martesave të detyruara, të minorenëve, ndalimin e përjashtimit të grave nga hapësira të tjera publike si parqet dhe palestrat, dhe kufizime të tjera që kufizojnë aftësinë e grave për të punuar dhe udhëtuar të pavarura në Afganistan.
'Shekujt e patriarkalizmit, diskriminimit dhe stereotipeve të dëmshme kanë krijuar një hendek të madh gjinor në shkencë dhe teknologji,' tha Guterres. ‘Le të jemi të qartë: kornizat globale nuk po funksionojnë për gratë dhe vajzat në botë. Ato duhet të ndryshojnë.’