Shitjet e Ozempic për tre muaj mbulojnë shpenzimet e 30 viteve për krijimin e tij
E Martë 24 Shtator 2024, 11:41
TiranaPost
50 miliardë dollarë fitime kanë bërë për tre muaj Ozempic dhe Wegovy për kompaninë Novo Nordisk.
Deri në fund të vitit parashikohet që shitjet të arrijnë në 65 miliardë dollarë. Kjo është gati edhe shifra që kompania shpenzoi prej vitit 1991 për të krijuar këtë familje medikamentesh.
Dy ilaçet për diabetin, por që përdoren gjerësisht edhe për të luftuar obezitetin po i sjelllin kompanisë fitime kolosale. Analizën e ka bërë Bloomberg.
Ishte viti 1991 kur kompania nisi punën për krijimin e këtyre ilaçeve dhe shpenzoi në total 68 miliardë dollarë për kërkimin dhe zhvillimin e kësaj klase barnash.