Stil jete

Shkëlqimi dhe rënia e Sebastian Kurz

Shkëlqimi dhe rënia e Sebastian Kurz

Nga Xhesi Shehu/ Vetëm 31 vjeç u shndërrua në politikanin lider të Austrisë. Fillimisht duke pasur një imazh prej një njeriu të mirë, me energji të reja që mori mbështetjen e rinjve dhe më të moshuarve.

Derisa del në skenë “Ibiza Affair” dhe jo vetëm, imazhi i tij u rrënua.

Mesazhe mes njerëzve të tij të besuar tregonin hapur nivelin e lartë të korrupsionit që kishte prekur qeverinë austriake, e deri te marrëveshjet me Kishën Katolike.
Mbase ky rrugëtim politik është i ngjashëm më atë të shumë politikanëve të tjerë, por rasti Kurz pati një ndikim të gjerë në Evropën Perëndimore.

Ndërkohë opinion publik në Austri e komentoi ngjarjen si “ Nivel banal i pabesueshëm i njerëzve që drejtojnë vendin”.

Megjithatë Kurz nuk po investigohet në mënyrë të drejtpërdrejt për korrupsion por vetëm rrethi i tij i ngushtë. Nëse do të flasim për terma afatgjatë, ky dëm do t’i kushtojë shumë.

Pasi sot ai e ka humbur imazhin e mirë q kishte ndërtuar si një politikani i cili do të sillte ndryshimin. Përkundrazi ai ka krijuar “House of Kurz”, duke bërë që media, sektori privat dhe figura të rëndësishme politike të bashkëpunojnë me të në mënyrë të fshehtë në këmbim të benefiteve që marrin.

Pazare me figura të tjera të rënsdësishme që janë shpërblyer me favore për besnikërinë që kanë treguar ndaj Kruz nuk mungojnë, madje edhe figurat fetare. Ata që janë munduar të mos binden janë përballur me presione dhe plane të cilat kanë bërë që me dëshirë ose jo t`i nënshtrohen Kruz.

“Ai u zverdh dhe pastaj filloi të dridhet”, I shkroi Schmid shefit të tij për të konfirmuar se zyrtarët qëllimi për të nënshtruar zyratë të kishës ishte arritur.

Pra pyetjes, nëse i gjithë imazhi prej vizionari në fillim të karrierës së tij ishte vetëm marketing apo ai ishtë vërtet personi që do sillte ndryshimin?
Austriakët tashmë dinë t’i japin përgjigje.