Stil jete

Shkenca e bukur e gëzimit!

Shkenca e bukur e gëzimit!

Dëshironi të jetoni në një shtëpi - apo botë - që është e mbushur me më shumë gëzim? Filloni me ngjyra të ndezura, modele argëtuese dhe ndoshta edhe disa konfeti( letra të vogla shumëngjyrëshe që përdoren gjatë festave).

Gjatë fjalimit të saj në “TED talks”, stilistja dhe autorja Ingrid Fetell Lee tregon se si ne të gjithë mund të dallojmë dhe të kultivojmë gëzimin në jetën tonë. Një mënyrë e thjeshtë është të dish se cilat objekte janë treguar se ngjallin kënaqësi te njerëzit dhe të punosh më shumë me to. Si për shembull "lulet e qershisë, flluskat, balonat me ajër të nxehtë, ylberi dhe akulloret me kaush” tregon ajo.

Një pjesë nga fjalimi i saj:

Kur psikologët përdorin fjalën gëzim ajo që ata po përpiqen të thonë është një eksperiencë e thellë momentale e emocioneve pozitive, ajo që na bën të buzëqeshim, të qeshim dhe na bën të ndihemi sikur duam të hidhemi përpjetë. Është ndryshe nga lumturia, e cila mat sa mirë ne ndihemi me kalimin e kohës. Gëzimi është kur ndihesh mirë në këtë moment, tani.

Por nga vjen gëzimi?

Unë kuptova se kishte disa gjëra që filluan të ripërsëriteshin vazhdimisht. Kishte gjëra si lulet e qershisë dhe flluskat; pishinat dhe shtëpitë në pemë, balonat me ajër të nxehtë, akulloret me kaush, sidomos ato që janë me “sprinkles”. Këto gjëra duket se e presin linjën moshore, gjiinore dhe etnike. Domethënë, nëse do ta mendoni, ne të gjithë do të ndalojmë dhe do të ngremë kokën nga qielli kur një hark shumëngjyrësh ylberi shfaqet nëpër të. Dhe fishekzjarret- ne nuk na nevojitet të dimë përse po hidhen, thjeshtë ndiejmë se ne po festojmë gjithashtu.

Çfarë është ajo në lidhje me këto gjëra që i bën të gëzueshme?

Shkenca e bukur e gëzimit!

Unë vërejta gjithë këto modele rreth këtyre gjërave. Një shpërthim të ngjyrave të ndritshme, forma simetrike, një ndjenjë e bollëkut dhe shumëfishimit, një ndjenjë të ndriçimit dhe ngritjes. Nëse këto janë gjërat që na sjellin gëzimin, pse ne shkojmë të punojmë këtu?

Shkenca e bukur e gëzimit!

Pse i çojmë fëmijët tanë në këto shkolla?

Shkenca e bukur e gëzimit!

Pse qytetet tona duhet të duken kshu?

Shkenca e bukur e gëzimit!

Ne të gjithë e fillojmë jetën tonë me gëzim, por teksa plakemi të qenurit shumëngjyrësh ose i bollshëm na çon drejt një gjykimi. Të rriturit që ekspozojnë gëzim të vërtetë shpesh cilësohen si fëmijë ose shumë femëror, jo serioz dhe vetëkënaqës. Dhe për këtë arsye ne e mbajmë veten larg gëzimit. Dhe përfundojmë në një botë që duket kështu.

Shkenca e bukur e gëzimit!

Si mund t’i sjellim këto ide përsëri në botën e vërtetë?

Gjeta njerëz që po bënin këtë. Ky spital është dizejnuar nga artisti danez Poul Gernes.

Shkenca e bukur e gëzimit!

Ose këto shkolla që janë transformuar me ngjyra.

Shkenca e bukur e gëzimit!

Administratorët e shkollave janë shprehur se pjesëmarrja pas këtyre ndryshimeve është përmirësuar, grafiti është zhdukur dhe fëmijët ndihen më të sigurt në këto shkolla të pikturuara.

Dhe kjo lidhet me studimet e kryera në 4 vende, që tregojnë se njerëzit që punojnë në zyra që janë shumëngjyrëshe, janë më vigjilent, konfident dhe më miqësor sesa ata që punojnë në hapësira të zbehta. Ngjyra, në një mënyrë primare është një shenjë e jetës, një shenjë e energjisë. Dhe është një e vërtetë për t’u ndjerë i plotë. Ne evoluam në një botë ku mungesa është e frikshme dhe bollëku tregon mbijetesë.

Një konfeti nuk është se të jep shumë gëzim, por nëse t’i e shumëfishon do të kesh një grusht me një nga substancat më të gëzueshme në planet.

Shkenca e bukur e gëzimit!

Arktitektja Emmanuelle Moureaux e përdorte shumë shpesh këtë ide në punimet e saj.

Shkenca e bukur e gëzimit!

Kjo është një shtëpi infermierie që ajo dizajnoi. Ku përdori këto sferat shumëngjyrëshe për të krijuar një ndjesi bollëku. Çdo moment i gëzimit është i vogël, por me kalimin e kohës ata shtohen më shumë se shuma e pjesëve të tyre. Ajo që duhet të bëjmë është të përqafojmë gëzimin dhe të gjëjmë mënyra të vendosim veten tonë në rrugën e tij më shpesh.

Ndiqni këtu videon e plotë:

Përktheu dhe përshtati në shqip Tiranapost.al.Z.B