Stil jete

Shkenca e vërteton: Dëgjimi dhe leximi i gabimeve gramatikore të shkakton stres

Shkenca e vërteton: Dëgjimi dhe leximi i gabimeve gramatikore të

Të gjithë e kanë përjetuar atë bezdinë kur dëgjojnë ose lexojnë një gabim gramatikor. Është një shqetësim që ngjall një ndjesi midis neverisë dhe sikletit dhe është edhe më i thellë kur gabimi kryhet nga një politikan që supozohet të përfaqësojë gjithë vendin.

Dikush e ka studiuar edhe këtë shqetësim që krahasohet me atë bezdisë që na krijon shkumësi që kërcet në dërrasën e zezë. Dy profesorë në Universitetin e Birminghamit, Dagmar Divjak dhe Peter Milin kanë zbuluar se organizmi ynë hyn në 'modalitetin e stresit' kur dëgjon gabimet gramatikore.

Hulumtimi, i botuar në Journal of Neurolinguistics, merr në konsideratë gjuhën angleze dhe përfshin pak vetëm 41 individë, por mund të mjaftojë për të kuptuar se si leximi dhe dëgjimi i gabimene në fjalë dhe fjali, të bën me dhimbje koke. Studiuesit kanë zbuluar një lidhje të drejtpërdrejtë midis gabimeve gramatikore (ose thekseve të pakuptueshme) dhe HRV (ndryshueshmërisë së rrahjeve të zemrës), pra ndryshueshmërisë së ritmit të zemrës (treguesi fiziologjik i aktivitetit të sistemit nervor autonom) të dëgjuesit.