Stil jete

Shkenca zbulon: Njerëzit që vuajnë nga ankthi janë më empatikët dhe inteligjentët

Shkenca zbulon: Njerëzit që vuajnë nga ankthi janë më

"Universi është diçka që po zgjerohet: kjo do të thotë që një ditë do të shpërthejë dhe pastaj, ajo ditë do të jetë fundi i gjithçkaje".

Askush si Woody Allen nuk ka qenë në gjendje të përshkruajë në mënyrën më të përsosur atë që ndjen një person që vuan nga ankthi duke i bërë paralelizëm me univesin.

Ata që vuajnë nga ankthi shpesh bëjnë një jetë të paralizuar dhe ndodh që edhe të tallen ose nënvlerësohen për këtë.

Por shkenca thotë diçka tjetër: ata që vuajnë nga ankthi janë më të zgjuar dhe më empatikë. Me fjalë të tjera, sa më shumë njeriu evoluon, aq më shumë rritet niveli i ankthit. Pra ankthi dhe inteligjenca janë të lidhur ngushtësisht.

Studimi që lidh ankthin dhe inteligjencën

Në një studim të botuar në Frontiers in Evolutionary Neuroscience, Jeremy Coplan, një studiues dhe profesor i psikiatrisë zbuloi se njerëzit që ishin diagnostikuar me çrregullime të ankthit të përgjithësuar kishin rezultate të IQ të lartë.

Në studim u përfshinë 26 pacientë me çrregullime ankthi dhe 18 persona që nuk vuanin. Të gjithë plotësuan një test dhe pyetësor të IQ dhe një për nivelin e ankthit. U zbulua se sa më i lartë të jetë niveli i tyre i shqetësimit, pra ankthi, aq më i lartë është rezultati i tyre në testin e inteligjencës.

Njerëzit në ankth janë më empatikë se të tjerët. Janë gjithmonë më të vëmendshëm ndaj situatave stresuese të të tjerëve duke qenë se gjenden vetë në situatë të vështirë.

*Burimi Roba Da Donne