Stil jete

Shkencëtarët zbulojnë një 'gjendje të tretë' mes jetës dhe vdekjes

Shkencëtarët zbulojnë një 'gjendje të

Në filmat fantastiko-shkencorë si 'Frankenstein' dhe 'Re-Animator', trupat e njeriut kthehen në jetë, duke ekzistuar në një gjendje të çuditshme midis jetës dhe vdekjes. Ndërkohë që kjo tingëllon si diçka që i përket vetëm fantazisë, një studim i ri thotë se një 'gjendje e tretë' ekziston në biologjinë moderne, mes jetës dhe vdekjes.

“Çuditërisht, pas vdekjes së organizmit, qelizat e tij fitojnë aftësi të reja që nuk i kishin sa ishin në jetë”, thonë biologët.

Studimi i ri në Fiziologji është udhëhequr nga profesori Peter Noble në Universitetin e Uashingtonit në Seattle dhe Alex Pozhitkov në Qendrën Mjekësore Kombëtare City of Hope, Duarte California.

“Jeta dhe vdekja shihen tradicionalisht si të kundërta”, thonë ata.

“Por shfaqja e formave të reja të jetës shumëqelizore, nga qelizat e një organizmi të vdekur paraqet një “gjendje të tretë” që shtrihet përtej kufijve tradicionalë të jetës dhe vdekjes.

'Disa qeliza - kur pajisen me lëndë ushqyese, oksigjen, bioelektricitet ose sinjale biokimike - kanë aftësinë të transformohen në organizma shumëqelizorë me funksione të reja pas vdekjes.'

Ekipi kreu një përmbledhje të studimeve të fundit që hetuan aftësinë e jashtëzakonshme të qelizave për të ekzistuar në forma të reja pasi një organizëm vdes.

Shkencëtarët zbuluan se qelizat e mushkërive të njeriut mund të vetë-montohen në organizma miniaturë shumëqelizorë që mund të lëvizin përreth - të quajtur 'antrobotët'.

Këta antrobotë jo vetëm që mund të lundrojnë në anbientin e tyre, por edhe të riparojnë veten dhe qelizat nervore të dëmtuara aty pranë.

Ekipi thotë se këto janë shembuj të funksioneve të reja të qelizave që nuk ekzistojnë në jetën e gjallë, po as në vdekje.

Se si funksionojnë disa qeliza në gjendjen e tretë pas vdekjes së një organizmi mbetet e paqartë, por një shpjegim i mundshëm i stilit Frankenstein është një sistem i fshehur i 'qarqeve elektrike' që ringjallin qelizat.

Disa faktorë mund të ndikojnë tek qelizat që kanë këtë aftësi, duke përfshirë kushtet mjedisore (të tilla si temperatura) dhe burimet e energjisë.

'Aktiviteti metabolik luan një rol të rëndësishëm nëse qelizat mund të vazhdojnë të mbijetojnë dhe funksionojnë,' shtoi ekipi hulumtues.

Faktorë të tillë si mosha, shëndeti, seksi dhe lloji i specieve gjithashtu 'formësojnë peizazhin pas vdekjes' – gjithmonë, nëse ato mund të ekzistojnë në gjendjen e tretë.

Në fund të fundit, hulumtimi lë të kuptohet për 'kufijtë e paeksploruar' që mund t'i sjellin qelizat shtazore në gjendjen e tretë.

Ky hulumtim ka potencialin për të transformuar mjekësinë rigjeneruese, për të ripërcaktuar vdekjen ligjore dhe për të ofruar njohuri për kufijtë fiziologjikë të jetës.