Shpërblime të panumërta, buzëqeshje dhe festa të gëzuara! Happy, ia doli të surprizojë në çdo kthesë
Për mua, çdo moment i festave është një mundësi për të sjellë lumturi tek ju dhe këtë vit përgatita tre surpriza që do t’i mbaj mend gjithmonë. Po, e lexuat mirë – tre surpriza që e bënë këtë fundvit të paharrueshëm! Gjithçka filloi në autobuzin e gjigantëve Happy, ku qytetarët e Tiranës u befasuan nga unë.
Surpriza e parë ndodhi ditët e para të dhjetorit. Unë, maskota juaj e dashur Happy, isha aty me një thes plot me kuponë nga partnerët e mi, duke shpërndarë buzëqeshje dhe surpriza. Po, kuponë dhe dhurata u shpërndanë për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij momenti të bukur, duke sjellë një ndjesi gëzimi që do të mbahej mend gjatë.
Më pas, kur erdhi mesi i dhjetorit, një tjetër surprizë e madhe ishte gati për t’u ofruar! Unë dhe autobusi i gjigantëve Happy u bëmë pjesë e festave për një tjetër rreth të shpërndarjes së dhuratave. Këtë herë, Babagjyshi Happy kishte në duar një sërë kuponësh për ata që ishin të gatshëm të konvertoheshin në programin tonë të besnikërisë – Happy Premium dhe një thes medhurata të tjera që i gëzuan pa masë qytetarët.
Surpriza e tretë për përdoruesit vazhdon me lojën ‘Surpriza haPPy’ Hyr në Happy Loyalty App dhe luaj deri në date 31 Dhjetor për të fituar një vit Happy Premium falas. Po, po falas. E për besnikët të cilët janë në Happy Premium tashmë, ju sërish mund ta përfitoni këtë ofertë për vitin e ardhshëm. Loja përveçmundësisë për t’u konvertuar në Premium ofron pikë, shpërblime dhe kupona dhuratë.
Këto surpriza ishin një mundësi për të sjellë më shumë buzëqeshje dhe lumturi për ju, besnikët e Happy në këtë fundvit.
Gëzuar festat, besnikët e Happy!
Çfarë është Happy Premium?
Happy Premium është niveli më i lartë i përkushtimit që ne ofrojmë për ju, besnikët tanë. Ja çfarë fitoni duke u bërë pjesë:
• Kupona dhe oferta të personalizuara, të dizajnuara vetëm për anëtarët Premium.
• Akses në surpriza dhe aktivitete speciale, sepse e dimë që ju meritoni gjithmonë më të mirën.
• Shpërblime më të mëdha për çdo blerje, sepse secili prej jush ka rëndësi.
View this post on Instagram