Stil jete

Shqipëria, mes destinacioneve të sugjeruara nga eksperti britanik i udhëtimeve

Shqipëria, mes destinacioneve të sugjeruara nga eksperti britanik i

Britania ka bërë një klasifikim të destinacioneve për të orientuar të gjithë ata që i kalojnë pushimet jashtë kufijve. Ata i kanë ndarë në tre kategori: zona të kuqe, portokalli dhe jeshile.

Në zonën jeshile janë ato vende në të cilat mund të udhëtosh pa tampon dhe të rikthehesh në Britani pa tampon gjithashtu. Shqipëria bën pjesë në këtë listë. Ndaj edhe është një prej destiancioneve të sugjeruara prej Simon Calder, ekspert udhëtimi që thotë:

“Sugjeroj në veçanti destinacionet në Ballkan, si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut për ata që duan të shkojnë më larg. Për ata që duan të shkojnë dikur afër sugjeroj Irlandën. Këto janë vendet e mia në krye të listës jeshile. Megjithëse njerëzit mund të preferojnë një shtet më të madh me shumë lidhje me Britaninë, në këtë rast do të sugjeroja Poloninë”, tha Calder.