Stil jete

Shkrimtari amerikan refuzon Amazon! Librin e ri vetëm në libraritë që po falimentojnë në cepat e rrugës

Shkrimtari amerikan refuzon Amazon! Librin e ri vetëm në

Shkrimtari amerikan Dave Eggers nuk do ta nxjerrë online në shitje librin e tij të ri. Libri “The Every” nuk do të jetë në faqen e madhe të Amazon.

Shkrimtari amerikan refuzon Amazon! Librin e ri vetëm në

Eggers ka vendosur të bëjë një zgjedhje tjetër, ndryshe nga ajo që konsiderohet e zakonshme. Ai dëshiron t`u japë frymë dhe lëvizje librarive të vogla që gjenden cepash.

Beteja e shkrimtarit është mbi të gjitha simbolike dhe synon të kthejë lexuesit në libraritë, që për muaj të tërë i mbajtën dyert mbyllur prej pandemisë.

Ky vendim vjen edhe prej të kaluarës së tij të cilës Eggers ndjen se i detyrohet. Kujton kohën kur ishte shkrimtar dhe redaktor në librari të pavarura, që besuan tek ai në kohën kur askush nuk e njihte.

“Një nga temat e librit tim është fuqia që kanë monopolet për të diktuar zgjedhjet tona: ndaj dukej si një mundësi e mirë për të refuzuar Amazon, e cila aktualisht sundon botën e librave”, thotë Eggers.

Kurse kur pyetet për Amazon që zotërohet nga Jeff Bezos, përgjigjet: "Nuk më pëlqejnë bullistët".