Shtatë veprime të thjeshta, por që jo të gjithë mund t`i bëjnë
Të gjithë njerëzit janë të veçantë dhe unik në mënyrat e tyre. Disa njerëz kanë aftësi që mund t'ju habisin. Disa bëjnë gjëra të mëdha, të tjera veprime shumë të vogla, por që s`mund t`i bëjnë të gjithë.
1. Izolimi i gishtit të unazës
Shumica e njerëzve priren të përkulin pak gishtin e unazës kur lëvizin gishtin e mesit. Thënë kështu, ka njerëz që janë në gjendje të mos e lëvizin gishtin e unazës. Kjo besohet se është e trashëguar.
2. Prekja e mjekrës ose hundës me gjuhë
Gjuha e shumicës së njerëzve nuk mund ta çojnë gjuhën aq larg sa të prekin hundën ose mjekrën me majën e gjuhës në atë që njihet si shenja Gorlin. Vetëm gati 10% përqind e popullsisë së botës mund ta kryejë këtë lëvizje.
3. Lëvizja e gjymtyrëve në drejtim të kundërt
Ngrini këmbën e djathtë nga toka dhe lëvizeni në drejtim të akrepave të orës. Tani, përpiquni të shkruani numrin '6'. Nuk keni nevojë për letër apo lapsa, thjesht shkruani numrin në ajër me gishtin tuaj të këmbës. Shumica e njerëzve do të vërejnë se, pa e menduar fare, ata kanë filluar të lëvizin këmbën në drejtim të kundërt.
4. Dridhja e hundës
Provoje njëherë e bën dot. Se ndonjëherë të krijohet ndjesia sikur mund ta bësh, por në fakt je duke lëvizur thjesht gojën e jo hundën. Vetëm disa mund ta bëjnë.
5. Teshtitja me sy hapur
Nervat kraniale lidhin hundën dhe sytë. Për shkak të kësaj, kur teshtitni, mbyllni sytë automatikisht, të paktën shumica e njerëzve e bëjnë kështu. Megjithatë, disa njerëz teshtijnë pa i mbyllur sytë fare.
6. Tubojsa e gjuhës
Palosja e gjuhës në gjysmë është mjaft e zakonshme, por jo çdo person mund ta bëjë këtë.
7. Gudulisja e vetes
Për shumicën e njerëzve, është pothuajse e pamundur të godulisin veten. Kjo sepse gudulisja ka të bëjë vetëm me artin e befasisë; truri juaj kap ndjesitë që shkaktojnë ndjenjat e gudulisjes dhe e kontrollon atë përpara se t'ju prekë. Megjithatë, nuk është e pamundur që të qeshësh edhe kur gudulis veten.