Stil jete

Shumë nuk e dinë akoma ç`kuptim ka ‘AM’, ‘PM’ për orën. Po ti?

Shumë nuk e dinë akoma ç`kuptim ka ‘AM’,

Nuk është shqip, megjithëse përdoret vazhdimisht. Amerikanët përdorin shumë shkurtesa në të folurën e përditshme dhe “AM” e “PM” janë shkurtimi i të thënit “e mëngjesit” apo “e darkës”. Ndryshe nga ne që në nivel zyrtar komunikojmë me një sistem orari 24 orësh, ata përdorin vetëm 12.

Jo pak njerëz e kanë të vështirë orientimin me “AM”, “PM” duke qenë si e ngatërrojnë. Që të mos i ngatërrosh më asnjëherë: “AM” vjen nga latinishtja “Ante Meridiem” që do të thotë “Para Mesditës” dhe “PM”, “Post Meridiem” që do të thotë “Pas Mesdite”,

Sistemi i matjes së kohës me 12 orë daton që nga Egjipti i lashtë dhe Mesopotamia. Gjatë periudhës së Rilindjes, orët mekanike 12-orëshe u shfaqën në kisha dhe pallatet e gjithë Evropës.

Sot, pjesa më e madhe e botës përdor një sistem 24-orësh, ndërsa shumë vende anglishtfolëse ndjekin orën 12-orëshe. Në vendet që përdorin standardin 12-orësh, ka disa debate se çfarë të përdoret për mesditë dhe mesnatë. Ora 12 e drekës nuk është dhe aq mesdite, sepse dita sa ka nisur, ashtu si edhe ora 12 e natës nuk është fiks mesnatë. Ndaj ka një debat të vazhdueshëm në lidhje me këtë sistem. Megjithatë në një kompromis, vazhdon t`u referohen këtyre orëve për t`u orientuar.

Duke pasur parasysh gjithë konfuzionin dhe debatin, ndoshta duhet të përdorim më shumë kohën ushtarake 24-orëshe. Ose të paktën të mos ngatërrohemi me “AM” dhe “PM”.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al