Si agjentja e CIA-s nisi të krijonte pizhame për fëmijë

Nëntë vjet më parë, Emily Hikade po fluturonte për t'u takuar me një agjente të lidhur me një grup të njohur terrorist për punën e saj si agjente e CIA-s. Papritur, në mes të një stuhie avioni u përplas. Filloi të rrotullohej anash, duke u drejtuar drejt ujit. Ajo thotë se mendoi se ishte fundi.
“Gjithçka që më doli përpara në ato momente ishin fytyrat e fëmijëve të mi. Më i vogli im nuk ishte as një vjeç dhe mendova se ata do të rriten pa nënë”, tha ajo, nënë e katër djemve.
Në atë kohë Hikade punonte për më shumë se një dekadë për CIA duke u përfshirë në nëntë vende të ndryshme në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë, duke zbuluar dhe rekrutuar agjentë me informacione sekrete. Por pas përvojës së saj afër vdekjes, ajo donte të dilte prej aty.
Hikade tha se kishte mbajtur prej kohësh një listë të ideve të biznesit për jetën pas CIA-s, mes tyre një linjë pizhamash për fëmijë, të frymëzuar nga ato prej pambuku që kishte parë kur jetonte në Francë. Kështu në vitin 2015, ajo lançoi Petite Plume ndërsa punonte ende me CIA-n.
“Ishte e gjithë kjo ideja e shtëpisë. Ideja për të veshur pizhame, ishte diçka kaq romantike në kokën time”, thotë ajo. “Sepse ti i vesh gjithmonë pizhamet kur je në shtëpi dhe kur je i sigurt.”
Gjatë shtatë viteve të fundit, Hikade e ka rritur kompaninë duke u shndërruar në të preferuarën e të famshmëve. Princi George, në atë kohë 2 vjeç, veshi një sërë pizhame xhamash blu të çelët të markës të saj. Edhe kur takoi Presidentin Obama. George dhe Amal Clooney blenë komplete për binjakët e tyre. Për tre vitet e fundit, Kevin Hart dhe familja e tij kanë pozuar me pizhame Petite Plume gjatë pushimeve. Së fundmi, Gwyneth Paltrow veshi një nga rrobat tartan të markës në llogarinë e Goop në Instagram. Petite Plume shtoi madhësitë e të rriturve në 2017.
Kompletet e pizhameve shiten nga 50 dollarë dhe shkojnë deri në 148 dollarë për produktet e mëndafshit. Versionet për të rritur shiten me pakicë për 84 deri në 295 dollarë.
“Jo çdo gjë shkon sipas planit, dhe shpesh ju duhet të merrni vendime të shpejta dhe të përshtateni,” thotë ajo. 'Për të qenë i suksesshëm në të dyja punët, ju duhet një sasi e shëndetshme elasticiteti.'
Në fillim, zonja Hikade nuk i tha askujt kur filloi të punonte për CIA-n. Disa vite më vonë, kur ajo ishte gati të dërgohej jashtë shtetit, ajo u tha prindërve të saj - por u pendua që ua la barrën e sekretit të saj njerëzve të tjerë.