Stil jete

Si Barbra Streisand e gjeti dashurinë e jetës pas të 50-ave

Si Barbra Streisand e gjeti dashurinë e jetës pas të 50-ave

Barbra Streisand e gjeti vonë dashurinë e vërtetë. Historinë e saj e ka treguar nga fillimi e deri sot, Bright Side. E nis që nga martesa e parë…

Si Barbra Streisand e gjeti dashurinë e jetës pas të 50-ave

Martesa e parë

Barbra Streisand lindi në Prill të 1942-shit dhe e filloi karrierën në vitet 1960, duke performuar në klube nate dhe teatro. Në një nga shfaqjet e fundit në Broadway, ajo u njoh me Elliot Gould kur hyri në audicion për shfaqjen 'I Can Get It for You Wholesale'. Pas audicionit iu tha: 'Faleminderit'. Vetëm kaq. Ishte e çuditur dhe nuk e dinte se çfarë do të ndodhte më pas. Ishte Elliot ai që e telefonoi më pas.

Një vit më vonë ata u martuan.

Si Barbra Streisand e gjeti dashurinë e jetës pas të 50-ave

Një ndarje e shkaktuar nga suksesi

Streisand dhe Gould u ndanë në 1969 dhe e zyrtarizuan divorcin në 1971-shin. Karriera e këngëtares i solli famën dhe ambicien, të cilat ndikuan në martesën e saj. Gould i tha një gazete se 'ishte e vështirë të martoheshe me dikë që ishte martuar me suksesin e saj. Nga martesa e tyre erdhi në jetë edhe një djalë.

Dy dekada në kërkim të dashurisë

Që nga ai vit, Barbra pati disa marrëdhënie. Një pjesë e tyre ishin burra të shoëbizit. Në 1973, ajo filloi të takohej me producentin Jon Peters, menaxherin e saj. Më pas, nga viti 1983 deri në 1987, Streisand u zhvendos me Richard Baskin, pronar i kompanisë së akullores Baskin-Robbins.

Midis 1983 dhe 1989, ajo kaloi disa kohe me Richard Gere dhe Clint Eastwood. Nga viti 1989 deri në 1991 pati një lidhje me kompozitorin James Newton Howard. Më pas me Liam Neeson, Jon Voight dhe Peter Weller.

Vetëm kur Barbra mbushi 55 vjeç në 1996-ën, ajo u takua me James Brolin, një vit më i madh se ajo. Ata u takuan pasi miqtë e përbashkët donin t`i njihnin me njëri-tjetrin.

Si Barbra Streisand e gjeti dashurinë e jetës pas të 50-ave

Një shans i ri

Barbra dhe James u martuan dy vjet më vonë në 1998-ën në rezidencën e Streisand-it prej 100 milionë dollarësh në Malibu. Shumë njerëz dhe media ishin skeptikë ndaj çiftit të ri, veçanërisht duke pasur parasysh historinë romantike të këngëtares. Megjithatë, me kalimin e viteve, ata dëshmuan se lidhja e tyre ishte e destinuar të zgjaste.

Ata u larguan nga sytë e publikut.

Si Barbra Streisand e gjeti dashurinë e jetës pas të 50-ave

Pasi u martuan, Barbra dhe James vendosën të qëndrojnë larg medias dhe syrit të publikut. “Ne nuk vishemi kurrë për të dalë kudo, ne nuk shkojmë në premiera. Ne nuk shkojmë kurrë kudo ku ka kamera..... Qëndrojmë në shtrat gjatë gjithë fundjavës. Ne na pëlqen të bëjmë shumë asgjë”, tha Barbra në një intervistë.

Gjatë një interviste në 2021-shin, aktori 80-vjeçar foli për jetën e tij me këngëtaren: “Asnjëri prej nesh nuk ka dalë nga dera pas një debate. Ne jemi të zotët për t`i diskutuar gjërat.”

Si Barbra Streisand e gjeti dashurinë e jetës pas të 50-ave

Si Barbra Streisand e gjeti dashurinë e jetës pas të 50-ave

Sekreti i një martese të qëndrueshme

Po sekreti nuk fshihet vetëm këtu. Ata thonë se së pari kanë mësuar nga e kaluara dhe ndaj e kanë pasur më të lehtë bashkë. Së dyti thonë se është mirë të jesh bashkë, por duke ruajtur pavarësinë.