Stil jete

Si e ka ndihmuar rrjeti Anxhin në çdo cep sado të largët të Shqipërisë

Si e ka ndihmuar rrjeti Anxhin në çdo cep sado të largët

Anxhi Çeliku është një nga influencers më të njohur të udhëtimit në Shqipëri, e cila pjesën më të madhe të postimeve në rrjetet e saj sociale i ka për Shqipërinë. Falë teknologjisë dhe mbulimit me internet tashmë në çdo cep sado të largët të Shqipërisë, Anxhi e bën edhe publikun pjesë të emocioneve të jashtëzakonshme që vetëm natyra e bukur t'i dhuron.

Si e ka ndihmuar rrjeti Anxhin në çdo cep sado të largët

Gjithçka nisi pesë vite më parë, kur Anxhi ishte e apasionuar fillimisht pas hiking dhe maleve, por së fundmi atë e kemi parë të promovojë edhe perlat e rivierës apo sajtet arkeologjike të Shqipërisë. Ajo e ka zbuluar vendin tonë dhe përmes celularit edhe e ka promovuar atë, nga Vermoshi deri në Konispol.

"Vendet më të bukura, - thotë Anxhi, - janë edhe ato më të vështirat për t'u arritur. 70% të fshatrave në Shqipëri u mungon infrastruktura dhe shpesh aksesohen nga shtigjet nëpër male.”

Si e ka ndihmuar rrjeti Anxhin në çdo cep sado të largët

Por nëse të arrish në zonat më të thella nga rruga është e vështirë, teknologjia dhe interneti nuk njohin pengesa. Anxhi thotë se si influencer udhëtimesh është jetike të ndajë me ndjekësit rrugëtimet dhe për këtë ajo ka një mik që e mbështet. “Vodafone më ka shoqëruar kudo, duke u bërë një nga bashkëudhëtarët e mi gjatë viteve të fundit. Kështu Vodafone nuk mbështet vetëm mua, por edhe turizmin shqiptar. Kini parasysh se hashtagu #KudoMeVodafone ndihmon turistë nga e gjithë bota të marrin informacion për lokacione të ndryshme apo se çfarë mund të bëjnë në këto lokacione", u shpreh Anxhi gjatë një interviste me moderatorin Florian Gjini në Euronews Albania. "Gjithashtu ky hashtag ka krijuar një komunitet më vete. Shpesh më pyesin, 'Anxhi, si qe ai hashtagu?' se duan të marrin ide për destinacionet. Kjo është një mënyrë si teknologjia lidh e bashkon njerëzit."

Si e ka ndihmuar rrjeti Anxhin në çdo cep sado të largët

Por mbulimi me rrjet të mirë (si ai Vodafone) nuk është i rëndësishëm vetëm për të përjetësuar momentet e bukura, por edhe që këto të fundit të ndahen live me ndjekësit.

"Më ka ndodhur, kujton Anxhi, që kur kam qenë në zona të thella malore si Thethi, apo Valbona, me të arritur në majën e një mali dal live për të treguar edhe gjithë itinerarin. Por rrjeti është i rëndësishëm edhe për sigurinë. Se nëse ke nevojë mund të hapësh edhe hartën e kjo është çështje sigurie. Siguria është gjëja më e rëndësishme për një udhëtar."

Kur dëgjon rrëfimin e Anxhit e kupton se çmimi "Best influencer 2022" që ajo mori pak kohë më pak është mëse i merituar. Dhe mesazhi i saj nuk është vetëm ai për të udhëtuar, për të dashur natyrën e vendin tënd, por edhe për t'u fuqizuar përmes teknologjisë dhe rrjetit në këto kohë kur aksesi ndaj këtyre të fundit është më i madh se kurrë. Ndiqeni në Instagram nëse doni të jeni #KudoMeAnxhin!

*Ky artikull është i sponsorizuar