Stil jete

Si mund të ndihmojë mbajtja e një ditari në përmirësimin e shëndetit mendor?

Si mund të ndihmojë mbajtja e një ditari në
Gjatë adoleshencës, me siguri keni mbajtur një ditar ku mund të shprehnit dyshimet, frikërat dhe gëzimet tuaja pa menduar se do të gjykoheni.

Por pasi rriten shumë persona e ndalojnë së mbajturi një ditar.

Një studim i fundit tregon përfitime të mëdha fizike dhe emocionale të këtij blloku të vogël. Në një kohë kur ditët përzihen me njëra-tjetrën, ditari po i ndihmon njerëzit të pastrojnë mendimet shqetësuese që u pushtojnë kokën.

Gjetja e një mënyre të shëndetshme për të shprehur veten është një mënyrë për t'u marrë me çdo emocion lodhës. Dhe ditari mund të ndihmojë me të vërtetë në lehtësimin e shqetësimeve. Përvoja mund të mos jetë gjithmonë e këndshme. Ndonjëherë mund t'ju duhet edhe ta shtyni veten të uleni dhe të shkruani rreth emocioneve tuaja. Megjithatë, në planin afatgjatë, nëpërmjet kësaj rutine mund të presim të forcojmë shëndetin mendor.

Pse funksionon ditari?

Mbajtja e një ditari është një mënyrë për të zbuluar dhe zbrazur emocionet në vend që t'i mbani përbrenda, gjë që dihet se është e dëmshme për shëndetin. Kështu jemi në gjendje të organizojmë mendimet dhe ndjenjat në letër, duke identifikuar mendimet dhe besimet që shkaktojnë stres.

Por në ditar nuk është e thënë të hedhim vetëm mendimet apo ndodhitë negative të ditës apo javës. Mund të shprehim edhe ndonjë emocion të bukur, apo ngjarje që sado e vogël dhe e parëndësishme mund të dukej në atë moment duke e shkruajtur krijon ndjesinë që gota nuk është gjysmë bosh.