Stil jete

Si po vishen në këto ditë të nxehta ministret?

Si po vishen në këto ditë të nxehta ministret?

Më shumë sesa fundpranvere, këto ditë të fundit të majit ngjasojnë me verën. Temperaturat kanë shënuar deri në 35 gradë, po si po zgjedhin të vishen ministret e qeverisë?

Ministrja Belinda Balluku nuk i është larguar xhaketave dhe as ngjyrave të errëta blu apo gri. Kështu u shfaq sot pas mbledhjes së qeverisë.

Si po vishen në këto ditë të nxehta ministret?

Ministrja Ogerta Manastirliu gjithashtu. Ajo është shfaqur për herë të fundit, gjatë një takimi pune me kostum të zi, pantallona laps dhe xhaketë.

Si po vishen në këto ditë të nxehta ministret?

Në ngjyra të errëta sërish, dhe specifikisht në të zezë është shfaqur edhe Olta Xhaçka. Vetëm se këtë herë ka zgjedhur një fustan të zi, me mëngë të shkurtra. Disi më larg stilit të përhershëm xhaketë-pantallona.

Si po vishen në këto ditë të nxehta ministret?

Dy ministret pastaj që u janë përshtatur ngjyrave të pranverës janë ministrja Evis Kushi dhe ministrja Mirela Kumbaro. Të dyja kanë zgjedhur bojëqiellin pastel.

Si po vishen në këto ditë të nxehta ministret?

Ministrja Kumbaro i ka kushtuar rëndësi materialit dhe ka zgjedhur linonë. Lino është një nga materialet që të mban më freskët. E ka prerje të lirshme dhe sportive të përshtatshme për punën dhe takimet në terren.

Si po vishen në këto ditë të nxehta ministret?

Si po vishen në këto ditë të nxehta ministret?