Stil jete

Si relaksohet Harry Styles pas koncerteve në turne?

Si relaksohet Harry Styles pas koncerteve në turne?

Të udhëtosh nëpër botë në turne mund të tingëllojë si qejf i madh, por dëmi mendor dhe fizik që u ndodh artistëve që udhëtojnë për punë e koncerte, është i njohur tashmë. Kanë folur shumë e kanë treguar.

Njëherë e një kohë, artistët pas koncerteve vazhdonin festën. Tani kohët kanë ndryshuar. Kanë filluar të kujdesen më shumë për veten për të rikuperuar që të jenë gati për koncertin e radhës.

Harry Styles, i cili aktualisht është duke performuar në koncertet e tij 'Love On Tour', është një shembull i tillë. Si e qetëson veten ai?

Si relaksohet Harry Styles pas koncerteve në turne?

Në një vaskë me ujë akull të ftohtë. Ka postuar vetë një foto ku shfaqet gati i zhytur në ujin akull dhe duke shtrënguar duart fort.

Sidomos në vapën përvëluese, është edhe freskuese kjo metodë. Megjithatë shkencëtarët kanë zbuluar se përshpejton metabolizmin, sjell qartësi mendore dhe zvogëlon stresin.

Ndërsa banjat me akull janë përdorur prej kohësh nga atletët profesionistë për t'u rikuperuar shpejt pas stërvitjes ose garave, vitet e fundit ato janë bërë të njohura në mesin e të famshëmve.

Të gjithë, nga Lady Gaga te Gwyneth Paltrow, te Liam Hemsworth dhe Oprah Winfrey e preferojnë këtë metodë.