Kur nivelet e sheqerit në gjak rriten, ndodh një reaksion kimik i quajtur glikacion, ku sheqernat lidhen me proteinat dhe lipidet – siç janë proteinat e kolagjenit dhe elastinës në lëkurë. Ky proces i bën ato të ngurtësohen, të humbasin strukturën dhe të ulin përqindjen e ujit në lëkurë.
Ky është një proces i pakthyeshëm dhe me kalimin e kohës mund të çojë në humbje të elasticitetit, rrudha, hollim të lëkurës dhe një pamje të zbehtë.
Rrit prodhimin e yndyrnës
Kur nivelet e glukozës rriten, pankreasi prodhon insulinë, një hormon që ndihmon trupin të përdorë sheqerin për energji. Insulina gjithashtu mund të rrisë nivelet e androgjeneve, hormone mashkullore që stimulojnë prodhimin e sebumit.
Nivelet e larta të insulinës mund të shkaktojnë lëkurë të yndyrshme, duke çuar në pore të bllokuara, njolla dhe akne.
Inflamacion
Konsumimi i sasive të mëdha të sheqerit nxit trupin të çlirojë proteina pro-inflamatore të quajtura citokina, të cilat sinjalizojnë sistemin imunitar për të reaguar. Megjithatë, nivelet e larta dhe të vazhdueshme të citokinave mund të çojnë në inflamacion të tepërt. Me kalimin e kohës, inflamacioni kronik mund të shkaktojë një barrierë të lëkurës të dëmtuar, duke rezultuar në kushte të tilla si ekzema, dermatiti dhe psoriaza, skuqje dhe rozacea, akne dhe përshpejtim të plakjes së lëkurës.
Ndryshime në stilin e jetesës
1. Zëvendësim i zgjuar
Zëvendësoni pijet me sheqer me ujë të aromatizuar me fruta ose çokollatën e qumështit me çokollatë të zezë (75%).
2. Më shumë fibra
Fibra ndihmon në rregullimin e tretjes dhe ngadalëson përthithjen e sheqerit në gjak.
3. Uthulla e mollës
E pasur me acid acetik, konsumimi i 1-2 lugëve para vakteve ndihmon në uljen e sasinë e glukozës që qarkullon në gjak.
4. Gjumi bukurisë
Melatonina rregullon nivelet e glikacionit në qeliza, duke optimizuar rigjenerimin e tyre.
5.Ushtrime
Ushtrohuni rregullisht për të ndihmuar trupin tuaj të menaxhojë nivelet e sheqerit në gjak.