Si shoqja më e mirë e shkollës dikur, po të influencon mënyrën si dashuron sot
Të kesh një mik të mirë është diçka e mrekullueshme. Në të gjitha moshat. Do të thotë të gjesh, jashtë familjes, një person që mund ta duash dhe nga i cili ndihesh i kuptuar. Gjithmonë. Aq sa ka nga ata që argumentojnë se të kesh një mik të ngushtë në adoleshencë ndikon pozitivisht në cilësinë e marrëdhënieve rreth moshës 30-vjeçare dhe në aftësinë për të qëndruar në një lidhje.
Zgjedhja e mikut tonë më të mirë të fëmijërisë mund të ndikojë edhe në atë të partnerëve të ardhshëm.
Studimi i fundit tregon se sa nga aftësitë tona romantike janë formuar në adoleshencë dhe si do të jemi nesër me partnerin.
Në studim u përfshinë 165 adoleshentë dhe të rinj të moshës 13 deri në 30 vjeç.
Krijimi i pritshmërive pozitive dhe aftësive të vetëbesimit me bashkëmoshatarët realizohej në moshën 13 vjeç, aftësitë sociale në moshën 15 dhe 16 vjeç dhe aftësinë për të krijuar dhe mbajtur miqësi të forta në moshën 16-18 vjeç – parashikoi kënaqësinë e jetës romantike në moshën 27-30 vjeç.
Por në çfarë sprovash na vë miqësia që na ndihmojnë më vonë gjatë jetës?
Durim, mirësi, këmbët në tokë, por edhe shmangie nga xhelozia, veçanërisht xhelozia patologjike, apo të qenit shumë nevojtar apo edhe toksik.
Një mik që nuk është i ngjitur që adoleshent do të jetë një partner i ardhshëm që mund të menaxhojë respektimin e hapësirave në çift, një mik që nuk është posesiv nuk do të jetë kurrë xheloz.
Kjo vlen edhe për djemtë, duke qenë se në studim janë përfshirë vullnetarë të të dy gjinive.
Njerëzit që janë të aftë të mbajnë një miqësi afatgjatë – komenton Irene S. Levine, psikologe dhe eksperte miqësie për Cosmopolitan - mbajnë edhe lidhjet më gjatë.