Si ta kuptoni nëse fëmija juaj vuan nga çrregullimi i vëmendjes
Çrregullimi i Vëmendjes me Hiperaktivitet, i njohur si ADHD, është një çrregullim neurologjik që ndikon në aftësinë e një personi për të qenë i vëmendshëm.
Te fëmijët mund të ndikojë aftësinë për të pasur sukses në shkollë ose për t’u përshtatur në shoqëri.
“Nuk është aq e lehtë të diagnostikosh ADHD-në nga një bisedë”, thotë Irina Gorelik, një psikologe fëmijësh.
Ka tre mënyra se si ky çrregullim që mund të paraqitet:
Hiperaktiv-impulsiv: ndjehet i shqetësuar dhe ka probleme me kontrollin e impulsit
I pavëmendshëm: shpërqendrohet lehtësisht
Kombinimi: të dy llojet e mësipërm janë njëlloj të pranishëm
Disa shenja të cilat mund të jenë një tregues se fëmija juaj ka nevojë për trajtim:
Ata kanë vështirësi në kryerjen e detyrave të shkollës
Probleme në përfundimin ose fillimin e detyrave, veçanërisht detyrat me hapa të shumtë
Vështirësi për të ndjekur udhëzimet
Pamundësia për të kaluar një detyrë.