Stil jete

Si ta rritësh buzën në mënyrë natyrale?

Si ta rritësh buzën në mënyrë natyrale?

Goja është pjesa më sensuale e fytyrës dhe shumë ëndërrojnë ta kenë të tultë, mishtore.

Gjithnjë e më shpesh disa gra u drejtohen trajtimeve estetike për të fryrë buzët, por volumi i tyre mund të rritet edhe pa dalë nga shtëpia fare.

Hapi i parë është pastrimi

Një lugë mjalt e kombinuar me sheqer është përzierja e duhur për të pastruar buzët. Aplikojeni në buzë dhe masazhojini. Qelizat e ngordhura do të zhduken dhe buzët do duken më të shëndetshme. Bëjeni këtë të paktën dy herë në javë.

Një tjetër teknikë pastrimi është edhe ajo më furçë dhëmbësh.

Pas pastrimit është e rëndësishme që t`i hidratoni. Në treg ka shumë produkte që shërbejnë për këtë qëllim, si për shembull balsami i buzëve. Kurrë mos e harroni këtë hap.

Pini shumë ujë. Lëkura shkëlqen më shumë dhe buzët përfitojnë nga kjo. Të paktën 2 litra ujë në ditë.

Përdorni vitaminat. Kjo mund të jetë e dobishme për buzët, por duhet bërë duke u këshilluar me mjekët. Efektet nuk do t’i shikosh menjëherë, por duhet të kesh durim.

Si ta rritësh buzën në mënyrë natyrale?

Pastaj makeup-i është një aleat i vlefshëm në këtë punë.

Së pari përdorni laps buzësh për të bërë konturin. Lapsi duhet të jetë pak më i errët se ngjyra natyrale e buzës. Më pas do lyesh me laps edhe buzën, më lehtë.

Shmangi ngjyrat e errëta. Nëse buza është e hollë, ngjyra e errët vetëm sa do ta vërë më shumë në pah. Nuk është zgjidhja më e mirë për t`u që do të duket më e plotë.

Efekti dritë-hije që aplikohet në faqe, vlen edhe për tek buzët. Më të theksuar nuancën në skaje dhe më të lehtë në qendër.

Në rastin e buzëve shumë të holla mund të përpiqesh të modifikosh pakëz edhe formën e buzëve.

15 minuta para vendosjes së buzëkuqit mund të aplikosh mbi buzë një përbërje të thjeshtë që e krijon vetë: me vaj kanelle, vaj kokosi dhe Vitaminë E.

Dhe në fund ekziston edhe një ushtrim që u jep buzëve më shumë volum. Mbaje gojë në pozicionin e puthjes për të paktën 10 sekonda dhe përsërite këtë 10 herë.

*Burimi Alfemminile