Stil jete

Si ta shfrytëzosh ditën ekstra të këtij viti (29 shkurtin)

Si ta shfrytëzosh ditën ekstra të këtij viti (29 shkurtin)

Nesër është Dita e Brishtë e vitit që vjen njëherë në katër vjet. Kështu që merreni si një ditë ekstra dhe përpiquni ta shfrytëzoni në maksimum. Që të mos hasni surpriza, hidhini një sy horoskopit dhe shijojeni. Dhe mos harroni nesër është dita kur vajzat mund t`u propozojnë partnerëve.

Dashi

Mbase do të qëndrosh në shtëpi. Mbase ke probleme nga puna që të kanë stresuar, mos u mbyll brenda katër mureve. Shkundu dhe dil.

Demi

Dita e Brishtë premton një ditë aventure për ty. Planifikoni diçka me një njeri zemrë dhe dilni. Do keni surpriza.

Binjakët

Shfrytëzojeni këtë ditë fundjave e të brishtë viti për të kënaqur dëshirat seksuale.

Gaforrja

Kohët e fundit keni një ngarkesë të madhe punësh dhe mbase keni pasur probleme me partnerin, për shkak të këtyre përgjegjësive. 29 shkurti është dita e duhur për të lehtësuar tensionin me të. Shkoni në një restorant të mirë, ose në një shfaqje.

Luani

Çlironi gjithë tensionin seksual. Lërini të gjitha punët pezull. Beqarët do kenë fat në dashuri.

Virgjëresha

Not, ski, gjithçka që lidhet me aktivitetin fizik. E tillë duhet të jetë Dita e Brishtë për Virgjëreshën.

Peshorja

Planifikoni një mbrëmje të ëmbël në shtëpi. Përkëdheluni me partnerin, por para kësaj shikoni një nga filmat tuaj të preferuar, ose një sugjerim të mirë.

Akrepi

Do bëni disa biseda me emocione. Beqarët do kenë fat në gjetjen e dikujt, pjesa tjetër do t`i rikthehet kujtimeve nga e kaluara.

Shigjetari

Këtë periudhë keni qenë romantikë. Në këtë ditë është koha për të dalë, për të bërë Pazar dhe për t`u argëtuar. Kujdes me paratë se mund ta teproni me shpenzimet.

Bricjapi

Mund të merrni një lajm si pasojë e të cilit do t`ju duhet të udhëtoni. Mund të dëgjoni diçka për një ish ose të mendoni për të. Shkurt, do i riktheheni së shkuarës.

Ujori

Do doni të qëndroni në shtëpi, të mos keni shumë kontakte. Gjithsesi kjo s`do të thotë që nuk do doni të keni pranë njerëzit e zemrës. Me ta organizoni një darkë në shtypi. Orët e kësaj dite do t`i përdorni edhe për reflektim.

Peshqit

Është momenti i duhur për t`u përqendruar tek vetja. Mund të dëgjoni lajme interesante. Mund të keni një përplasje me një mik të ngushtë, ndaj mos i kërkoni askujt para.

*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Fabjola Hije