Instagrami mund të shndërrohet në mjetin më të fuqishëm në botë nëse di ta përdorësh siç duhet. Me të mund të bësh para. Aktualisht 97% e njerëzve e përdorin vetëm për të bërë scroll. 2% janë duke bërë para përmes tij.
Cilët hapa duhet të ndjekësh për t`ia dalë?
Hapi i parë:
Zgjidh një temë që është në interesin tënd: udhëtimi, paratë, fitnesi.
Vetëm sigurohu që është një temë që edhe të tjerëve iu intereson.
Hapi i dytë:
Hap një faqe Instagrami dhe si fillim posto video virale, foto virale. Mund të mos mbajë fare emrin tënd faqja. Nuk ka rëndësi.
Hapi i tretë:
Vetëm pasi ke arritur një audiencë të synuar, mund të fillosh të shesësh produktin apo shërbimin që ofron.
Po nëse s`ke fare biznes?
Mund të jetë ky Instagram biznesi yt. Jep audiencën tënde me qira. Dikush tjetër mund të dojë të promovojë dhe shesë produktet e veta në faqen tënde.