Stil jete

Si të kursej më shumë?

Si të kursej më shumë?
Disa mënyra të thjeshta kursimi mund të kthehen në fitime të mëdha në fund të muajit.

Në këtë artikull do të gjeni mënyra që do t’ju ndihmojnë të shkurtoni shpenzimet e panevojshme.

Provoni të mos shpenzoni gjë fare një ditë

Jo, kjo nuk do të thotë të qëndroni në shtëpi gjithë ditën, por të bëni aktivitete argëtuese e të shëndetshme, por që nuk kushtojnë. Një shëtitje në parkun më të afërt ose shoni biuzë detit.

Hani më pak mish, përdorni ushqime me bazë bimore

Ndryshoni pak menunë duke përfshirë më shumë ushqime bimore. Përveçse janë shumë të shëndetshme dhe të ushqyeshme, nuk kushtojnë aq shumë sa mund të kushtojnë produktet e mishit.

Përdorni llambat LED

Të gjithë e dimë që llambat LED harxhojnë më pak energji elektrikese njjë llambë e zakonshme inkandeshente. Nëse ende nuk i keni ndërruar ju sugjerojmë ta bëni sepse në fund të muajit fatura e energjisë elektrike do t’ju vijë më e vogël.

Kurseni me anëtarësimin në palestër

Ushtroni në shtëpi, ndalojeni anëtarësimin në palestër për pak kohë. Në një moment të dytë mudn ta rifilloni.

Caktoni një kufi ditor për shpenzimet

Kontrolloni shpenzimet duke caktuar një buxhet për gjërat më të rëndësishme që mund t’ju duhet të bëni gjatë një dite. Mundohuni të mos e tejkaloni këtë buxhet nëse nuk ju del ndonjë situatë e papritur.

Prisni pak para se të bleni

Kjo është pak e vështirë nëse ndiqni tendencat më të fundit, por ia vlen të prisni. Nëse i bëni blerjet tuaja në kohën e zbritjeve me shumë mundësi do të paguani gati gjysmën e çmimit fillestar.

Rralloni takimet në sallonin e bukurisë

Provoni t’i bëni vetë thonjtë për disa kohë, ose mësoni teknika të reja make up-i. Në YouTube mund të mësosh çdo gjë dhe përveçse një mënyrë për të kursyer disa para edhe mund të argëtoheni.