Stil jete

Si të mësoni fëmijët të reagojnë kur ngacmohen vazhdimisht nga shokët

Si të mësoni fëmijët të reagojnë kur ngacmohen

Çdo prind dëshiron të rrisë një fëmijë të sigurt, miqësor, i cili përshtatet mirë dhe nuk ngacmohet kurrë nga të tjerët. Sidoqoftë, kjo mund të jetë larg realitetit pasi disa fëmijë shpesh ngacmohen në shkollë nga të tjerë më të mëdhenj apo edhe bashkëmoshatarët, ndërsa të tjerët tallen nga fëmijët në lagjje.

Nëse dyshoni se kjo po ndodh edhe me fëmijën tuaj, këtu janë disa mënyra për të ndaluar në mënyrë aktive fëmijët që të ngacmojnë djalin ose vajzën tuaj.

Mësojeni si të përgjigjet

I vogli juaj ka të ngjarë të mos dijë t'u kthejë përgjigjet e duhura atyre që i ngacmojnë. Pra, ju duhet t'i ndihmoni ata të mësojnë t’i dalin për zot vetes. Këto mund të jenë fraza të thjeshta dhe të qarta, të tilla si "Më lër të qetë", "mjaft" apo edhe të thuash "nejse" dhe të largohesh. Sigurohuni që fjalët që u mësoni atyre të mos jenë të tilla që mund të përkeqësojnë situatën.

Inkurajoni komunikimin e qartë me ju

Është me rëndësi të madhe që fëmija juaj t'ju hapet për çdo gjë, edhe në raste të ngacmimit. Nëse qëndrojnë të heshtur mund të përvetësojnë ndjesinë e frikës, e cila mund të rezultojë në trauma afatgjatë.

Pyeteni fëmijën tuaj si i shkoi dita dhe mbani kontakte me prindërit e miqve të fëmijëve tuaj çdo javë që të dini si shkojnë gjërat. Ndonjëherë fëmijët e tjerë mund të tregojnë në shtëpi se shoku i tyre po ngacmohet, ndërsa fëmija juaj mund të qëndrojë i heshtur nga frika. Pra, duhet të inkurajoni komunikim midis jush.

Organizoni situata përmes lojërave me role për të parë reagimin e tyre

Me shumë mundësi edhe nëse mëson çfarë duhet të thotë në rast ngacmimi, fëmija mund të ketë frikë ta thotë kur gjendet në të tillë situatë. Luani me role, është një mënyrë argëtuese për të kuptuar më shumë dhe t’i mësoni fëmijës se si të përballet me dhunuesin. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të siguruar që fëmija juaj të mos lëndohet nga situata.

Nëpërmjet këtyre mënyrave mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të përballet me botën reale dhe të ndërtojë vetëvlerësimin e tij.