Stil jete

Si të shpëtosh paq para një qeni agresiv?

Si të shpëtosh paq para një qeni agresiv?

Qentë janë miqtë më të mirë të të zotërve, por çfarë ndodh me të panjohurit?

Të ashtuquajturit “qentë e rrugës”, që rriten në mjedis të vështirë nuk janë aq paqësorë sa ata që rriten në shtëpi, me dashuri. Si të veprosh nëse një nga ata bëhet agresiv para këmbëve të tua?

Nëse je në këmbë, mos vrapo

Si të shpëtosh paq para një qeni agresiv?

Mos vrapo dhe as mos iu shmang. Qeni ka instinkt dhe do vrapojë pas teje nëse vrapon dhe ti, duke besuar se kapi një pre të mirë.

Ec normalisht, pa e parë në sy. Shiko me kujdes nëse po vjen pas teje. Nëse po vjen, ndalo. Nëse nuk po të ndjek, vazhdo përpara.

Mund ta shpërqendrosh lehtësisht duke vendosur diçka mes tij dhe vetes. Një gur, një çantë, diçka që ke pranë.

Nëse je në biçikletë, je edhe më interesant për qenin

Si të shpëtosh paq para një qeni agresiv?

Pas biçikletave dhe makinave qentë lehin më shumë. Atëherë zbrit nga biçikleta dhe thjesht ndalo. Do ta humbë shpejt interesin.

Nëse je dhe ti me qen

Si të shpëtosh paq para një qeni agresiv?

Përpiqu të shpërqendrosh, ose mbro qenin tënd duke e mbajtur në krah. Mos përdor spruco se kjo do ta tërbote më keq agresorin.

Nëse bëhet gati për të të kafshuar, mos e shiko në sy

Si të shpëtosh paq para një qeni agresiv?

Shikimin sy më sy do ta marrë si një shenjë agresioni. Mos e kap me duar teksa të nuhat dhe mos lëviz fare.

*Burimi Bright Side