Stil jete

Si t`i fshish postimet e vjetra nga rrjetet sociale?

Si t`i fshish postimet e vjetra nga rrjetet sociale?

Të shikosh postimet e vjetra të publikuara në rrjetet sociale mund të zgjojë kujtime nostalgjike të një të shkuare të këndshme që nuk do të donim kurrë ta humbnim, por as ta shikonte gjithë bota. Disa foto të vjetra apo statuse të shkruara vite më parë, mund të të bëjnë të ndjesh turp vite më vonë. Dhe mund të duash t`i fshish.

Në Facebook

Rruga që duhet ndjekur është e njëjtë si për pajisjet Android ashtu edhe për iOS: duhet të futeni në profilin tuaj personal duke klikuar në foton e profilit lart majtas. Më pas, klikoni tek tre pikat dhe zgjidhni Regjistri i Aktivitetit. Pastaj zgjidhni 'Menaxho aktivitetet' dhe 'Postimet e tua' për të parë listën e plotë të të gjitha publikimeve.

Këtu ju duhet vetëm duhet të zgjidhni artikujt për t'u fshirë, një veprim mjaft i thjeshtë: thjesht zgjidhni kutinë në të majtë të çdo postimi që dëshironi të fshini. Megjithatë, ju mund të zgjidhni edhe nëse doni ta arkivoni një postim, në mënyrë që ta fshihni atë nga të gjithë përveç vetes. Nëse e fshini dhe pendoheni, keni 30 ditë kohë për ta rikuperuar.

Në Instagram

Në Instagram është pak më e thjeshtë. Nëse nuk doni që të qëndrojnë përgjithmonë postimet tuaja, atëherë postojini në Story. Në këtë mënyrë, pas 24 orësh nga publikimi ato do të fshihen automatikisht. Në të kundërt, kur janë postuar në Feed, klikoni tek tri pikat “Delete”.