Si t’i jepni shtëpisë tuaj ndjesi freskie këtë verë?

Filloni me bimët. Mbushja e ambientit me bimë i jep shtëpisë një ndjenjë të freskët, pozitive dhe të lumtur. Bimët e brendshme janë zgjedhja e shkëlqyer për ta arritur këtë. Vendosja e bimëve në ballkon do të funksionojë po aq mirë.
Një mënyrë tjetër e shkëlqyer për t'i dhënë shtëpisë tuaj një ndjenjë të freskët është përdorimi i qirinjve aromatikë. Livando, limoni dhe vanilja janë aromat më të këshillueshme për verën. Ju mund të zgjidhni edhe ndonjë tjetër sipas dëshirës.
Jastëkët dhe perdet me ngjyra të hapura janë një tjetër zgjedhje shumë e mirë. Ngjyrat si e verdha dhe e bardha funksionojnë në mënyrë perfekte. Përmbahuni nga përdorimi i ngjyrave të errëta pasi ato mund të krijojnë një ndjesi të mërzitshme.
Tjetra, dhe më e thjeshta, sigurohuni të keni mundësi që kur të vijë vera të ajrosni vendin. Hapja e dyerve dhe dritareve herët në mëngjes dhe në mbrëmje do ta mbushë shtëpinë tuaj me dritë natyrale dhe ajër të freskët.
Nëse ju pëlqejnë pasqyrat, vendosja e tyre në shtëpi është mënyra e përkryer për të reflektuar dritën në shtëpinë dhe për ta bërë atë të duket e freskët dhe e madhe. Ato janë në madhësi dhe forma të ndryshme kështu që do të keni shumë mundësi zgjedhjeje.