Stil jete

Si t`ia them atij që jam shtatzënë?

Si t`ia them atij që jam shtatzënë?

Të është vonuar pak cikli dhe blen me vrap një test, ndërkohë që urinon mbi të shikon dy vija të shfaqen e të të përplasen në fytyrë. Po, je shtatzënë!

Nuk e prisje, as ti dhe as ai, babai i fëmijës nuk e pret. Është një shtatzëni e paplanifikuar. Ti je e tmerruar dhe tmerrohesh me shumë se ç`do mendojë ai kur t`ia thuash.

Për këtë vjen në ndihmë ekspertja e marrëdhënieve Beth Sonnenberg që ndan gjithçka që duhet dhe nuk duhet të bësh për t`ia thënë atij.

Le t`ia nisim me çfarë duhet të bësh

Shkruaji dhe lërë një takim

Ky është një lajm i madh, pavarësisht se sa i dëshiruar. Sugjerohet t`ia thuash personalisht. Ballë për ballë dhe jo në telefon. Plus që të duhet të jesh përballë që të shikosh më mirë shprehitë e tij kur t`ia thuash.

Gjej një vend të përshtatshëm

Të mos jetë një kafene lagjeje ku tavolina tjetër i dëgjon të gjitha. Gjej një vend më privat ose më të shkëputur nga zhurmat. Shtëpia do ishte vendi ideal.

Kalojeni shokun bashkë

Është e rëndësishme t`i thuash që edhë për ty ishte shok gjithashtu.

“I dashur, mua m`u vonua cikli që javën e kaluar, kështu që bëra një test dhe doli pozitiv, jam shtatzënë”, është një mënyrë të thëni. Dhe jo fjali të tipit: “Do bësh baba”.

Ç`nuk duhet të bësh

Mos bëj pyetje terminale

Më mirë pyete se si ndihet rreth këtij lajmi.

Mos gjej fajtor

Më the që e kishe nën kontroll. Më the ki besim. Këto janë fjali që vetëm do ta përkeqësojnë situatën tuaj.