Stil jete

Si u bë shalqini simbol i solidaritetit palestinez?

Si u bë shalqini simbol i solidaritetit palestinez?

Përdorimi i shalqinit si simbol palestinez nuk është i ri.

Fillimisht u shfaq pas Luftës Gjashtë Ditore në 1967-ën, kur Izraeli mori kontrollin e Bregut Perëndimor dhe Gazës dhe aneksoi Jeruzalemin Lindor. Në atë kohë, qeveria izraelite e cilësoi shfaqjen publike të flamurit palestinez si vepër penale, në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Si u bë shalqini simbol i solidaritetit palestinez?

Kështu për të shmangur arrestimin apo ndjekjen penale, palestinezët filluan të përdornin shalqinin sepse, kur pritet, ky frut mban ngjyrat kombëtare të flamurit palestinez. Këto ngjyra janë e kuqe, e zezë, e bardhë dhe jeshile.