Stil jete

Si u krijua supersticioni se e premte 13-ta është ditë tersi dhe si ta kalosh pa stres

Si u krijua supersticioni se e premte 13-ta është ditë tersi dhe

Sot është ditë e premte dhe data 13. Shumëkush mund të na thotë se kjo është një ditë ters, një supersticion shumë i vjetër që është përforcuar edhe nga filmat dhe romanet bashkëkohorë, veçanërisht ato të zhanrit thriller dhe horror. Por, si është formuar kjo ide që dita e premte dhe data 13 kur kombinohen së bashku janë fat i keq?

Ky supersticion e ka origjinën në Darkën e Fundit, ku Krishti u ul së bashku me 12 apostujt e tij të premten e Pashkës, përpara se Juda Iskarioti ta tradhëtonte. Në kulturën e krishterë, ky supersticion është përforcuar edhe me ndodhi të tjera përgjatë historisë. Në 13 tetor 1307, ditë e premte mbreti Filip IV i Francës, arrestoi me qindra kryqtarë në mbretërinë e tij dhe që atëherë në mendësinë e masave, u përforcua më tepër nocioni se kjo datë nënkuptonte ndodhi të këqija.

Të shumtë janë njerëzit me besytni që e jetojnë me frikë këtë ditë. 80% e ndërtesa në SHBA nuk kanë kat të 13, apo apartment numri 13. Dhomat e hoteleve dhe sediljet e fluturimeve, gjithashtu.

Si ta kalosh pa frikë?

Mos shiko asnjë film që lidhet me këtë date sot. Dil. Tako miqtë. Dëgjo muzikë. Në fund të fundit mbetet e premte fundjave, sa e keqe mund të jetë?