Stil jete

'Sindroma e vajzës me fat' teknika më e fundit e TikTok ku njerëzit pretendojnë të arrijnë jetën që dëshirojnë

'Sindroma e vajzës me fat' teknika më e fundit e TikTok ku

Të arrish atë që do, jetën që do, vetëm duke menduar pozitivisht.

Edhe pse disa përdorues të TikTok e quajnë atë 'deluzionale', kjo teknikë manifestimi është bërë e njohur për një arsye. Gjithmonë e më shumë njerëz po thonë se këndvështrimi i tyre optimist dukej se krijonte vërtet mundësi të reja. Të shprehurit pozitivisht për jetën, me video në TikTok, është thjesht një mënyrë më reale që njerëzit të ndryshojnë të menduarit e tyre dhe pse jo realitetin e tyre.

Çfarë është sindroma e vajzës me fat?

Megjithëse disa përdorues filluan ta përdornin termin në fillim të vitit 2022, ai u sqarua vetëm ditët e fundit kur një vajzë postoi një video ku thoshte:

“Unë i marr edhe mundësitë më të çmendura që më hidhen nga askundi. Nuk kam fjalë për të përshkruar sa me fat ndihem. Shanset janë plotësisht në favorin tim”, thotë ajo.

Video ka arritur afro 3 milionë shikime.


Laura Galebe tregon se sa me fat është dhe se ajo pret që 'gjëra të mëdha' t'i ndodhin.

Galebe pranoi se njerëzit kanë thënë se kjo mendësi mund të lërë hapësirë ??për zhgënjim, por ajo mendon se nëse një gjë nuk shkon ashtu siç e parashikon, ajo mendon se diçka më e mirë do të vijë.

“Sindroma e vajzës me fat” bazohet në ligjin e supozimit, i cili thotë se nëse një person supozon dhe beson se diçka është e vërtetë, ai koncept bëhet realitet.

Neville Goddard, i cili konsiderohet gjerësisht si një pionier në përhapjen e këtij mendimi shkroi se 'njeriu, duke supozuar ndjenjën e përmbushjes së dëshirës dhe më pas duke jetuar dhe vepruar sipas kësaj bindjeje, ndryshon të ardhmen e tij në harmoni me supozimin e tij'.

Nëpërmjet meditimeve të tij, Goddard i sfidoi njerëzit që ta shikonin veten nga një këndvështrim i jashtëm, duke besuar se çfarëdo dëshirë personale ishte plotësisht e vërtetë.

A funksionon vërtet mendësia e vajzës me fat?

Që kur video nga Laura Galebe u bë virale, TikTok është mbushur me më shumë video që bazohen në këtë mentalitet.

Duke bërë këtë, njerëzit po trajnojnë sistemin e aktivizimit retikular të mendjes së tyre, të cilin Conner e përshkruan si një sistem në trurin tuaj që filtron informacionin e panevojshëm në mënyrë që gjërat e rëndësishme të mund të kalojnë dhe vendos se çfarë është e nevojshme në bazë të asaj ku jeni duke u fokusuar dhe tek besimet.

Fjalitë kyçe:

Gjërat e mëdha më ndodhin gjithmonë papritur.

Unë jam shumë me fat.

Gjithçka funksionon në favorin tim.

Gjithmonë funksionon për mua.

Universi është gjithmonë në favorin tim.

Unë jam personi më me fat që njoh.