Stil jete

S`ka më ‘lopa muuuu’. Qumështi po bëhet në laborator

S`ka më ‘lopa muuuu’. Qumështi po bëhet në

Nëse mishi i rritur në laborator është diçka që i përket të ardhmes, qumështi i bërë në laborator ka mbërritur tashmë.

Dhjetëra kompani muajt e fundit po krijojnë qumësht në laborator. Si? Nga majaja ose kërpudha. Produktet e këtyre kompanive, të përbëra me qumësht, janë tashmë në raftet e dyqaneve në formën e kosit, djathit dhe akullores, shpesh të etiketuara 'pa kafshë', pra jo nga kafshët.

Industria në zhvillim, e cila e quan veten 'precizion fermentimi', ka organizatën e saj tregtare dhe prodhuesit e mëdhenj të ushqimit si Nestlé, Starbucks dhe General Mills tashmë kanë nënshkruar si klientë.

Përparimi i shpejtë në këtë fushë ka ndezur shpresën për një revolucion në industrinë e qumështit. Qumështi preciz nuk ka kolesterol, laktozë, hormone të rritjes ose antibiotikë (megjithëse ata me alergji ndaj qumështit duhet të kenë kujdes).

Një aspekt tjetër pozitiv është shmangia e emetimit të gazeve serrë në mbarë botën që shkaktohen sidomos nga lopët.

Industria gjithashtu ka të ngjarë të përballet me shqetësimin në rritje të amerikanëve që kanë për ushqimin e përpunuar.