Stil jete

Skuteri rrëzon në mes të rrugës mbretëreshën e Danimarkës

Skuteri rrëzon në mes të rrugës mbretëreshën e

Mbretëresha e Danimarkës u godit pasi një skuter kaloi nëpër një turmë dhe e rrëzoi atë në tokë.

Mbretëresha Mary ishte në një vizitë mbretërore në Nuuk, Grenlandë, kur skuteri që po drejtohej nga një i moshuar u përplas me të.

Fëmijët e saj Princi Vincent dhe Princesha Josephine ishin vetëm disa metra larg saj kur skuteri e goditi atë.

Ajo humbi për një kohë të shkurtër ekuilibrin dhe u rrëzua.

Arriti ta ruantë qetësinë, kurse truprojat e saj ndaluan skuterin.

Drejtuesi këmbënguli se ai nuk ishte nisur me qëllimin për të sulmuar mbretëreshën. Megjithatë ajo është mirë, sipas deklaratës së familjes mbretërore.