Slim Aarons, fotoreporteri që dokumentoi jetën 'pa filtra' të të pasurve

Slim Aarons ndërtoi një karrierë duke dokumentuar jetën e të pasurve.
Duke punuar për revista si Town & Country, Harper's Bazaar dhe Life, fotografi i ndjerë kaloi pesë dekada duke bërë foto pa flitra të aristokratëve dhe stilit të tyre të jetesës. Qoftë duke pushuar në vilat italiane, shëtitjet me varkë në brigjet e Monakos apo gjuetia e dhelprave në fshatrat angleze, subjektet e tij mishëronin shoqërinë e lartë.
“Motivi i fotografit nuk ishte as të festonte dhe as të kritikonte pasurinë që hasi. Ai ishte i shtyrë nga një kuriozitet gazetaresk për mënyrën se si jetonin njerëzit më të privilegjuar në botë”, tha Shawn Waldron, i cili shkroi një libër për jetën e Slim Aarons.
Agjencia e fotografive Getty Images bleu të gjithë arkivin e Aarons në 1997, disa vite pas daljes së tij në pension.
Në kohën e blerjes, Aarons ishte "disi i harruar", shtoi Waldron. Por tani, rreth 15 vjet pas vdekjes së tij, ekspertët dhe audienca po rishikojnë dhe riinterpretojnë punën e madhe të fotografit.
Kliko linkun për më shumë foto.