#SmokeFreeThursday një nismë ‘cool’ në Tiranë, për një të ardhme pa tym
Ndryshimi nis nga zakonet e përditshme dhe nga mjedisi që na rrethon. Në ditët tona intensive është e rëndësishme për të ndaluar një moment, për të reflektuar por dhe për tu clodhur.
Në bar KINO, një prej destinacioneve më ‘cool’ në Tiranë ka lindur një nismë e re. #SMOKEFREETHURSDAY është një ditë pa tym duhani për sensibilizimin e duhanpirësve të rritur për të përqafuar alternativa të reja, më pak të dëmshme siç janë produktet me ngrohje.
Më shumë se një destinacion për mbrëmjet apo mëngjeset e hershme, KINO është një komunitet ku bashkohet muzika – arti dhe gastronomia. Një ambient social ku çdo pasdite behen bashkë të gjithe ata që duan të ndajnë kohën mes miqsh, të shijojnë një koktejl apo ushqim të mire pas një dite intensive.
Nisur nga frekuentimi I larte dhe ndikimi që KINO ka në komunitetin lokal, kjo nismë vjen si një shembull pozitiv për promovimin e një të ardhme pa tym. Iniciativa #SMOKEFREETHURSDAY synon të përcjelli te klientët dhe më gjerë në publik, një qasje të re, pa tym, për ata që zgjedhin të vazhdojnë konsumin e nikotinës.
Iniciativa është një thirrje për të rishikuar zakonet e konsumimit të duhanit dhe për të ndërmarrë hapa drejt një jete më të shëndetshme, pa humbur aspektin social që ofron KINO.