Stil jete

"Soft launch" trendi që mund të përdorësh për të postuar në Instagram partnerin që do privatësi

"Soft launch" trendi që mund të përdorësh për

Partneri juaj nuk dëshiron të postosh fotot e tij në Instagram? Ekziston një trend që ju lejon të ndani momente në çift, por pa treguar identitetin e partnerit, që quhet “soft launch”.

Ky trend, i karakterizuar nga foto diskrete si dy duar të lidhura ose foto nga pas, hyri shpejt modë, pasi ju lejon të ndani gradualisht informacione për jetën tuaj në çift në rrjetet sociale me miqtë dhe familjen. Shumë e preferojnë këtë qasje.

Por si të nisësh butësisht të ndash foto pa e mërzitur?

Tara Suwinyattichaiporn, një profesore e marrëdhënieve dhe komunikimit seksual në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, Fullerton, tha se me nisjen e butë "nuk i jep askujt pamjen e qartë".

Kjo përfshin postimin e fotove diskrete në të cilat fytyra e partnerit nuk shfaqet kurrë e plotë, duke preferuar fotot nga pas ose ku duket vetëm pjesa e pasme e kokës së partnerit. Foto të tjera të përshtatshme për një nisje të butë të pubkikimit janë fotot romantike të dy duarve të ndërthurura, ose dy pijeve afër, dhe padyshim shmangia e etiketimit të partnerit.

Nisja e butë nuk ndodh vetëm në mediat sociale. Kjo ndodh edhe kur ju tregoni miqve dhe familjes se po njihni dikë, por ende nuk e prezantoni zyrtarisht atë.

Lancimi i butë është një trend që preferohet nga ata që janë një person i rezervuar ose që respektojnë faktin që partneri i tyre është një person i rezervuar, por edhe sepse ndoshta nuk janë ende gati të deklarojnë hapur marrëdhënien e tyre për rrethana të ndryshme si për shembull si përshtatje ndaj ndryshimeve, apo edhe sepse nuk e dini ende gjendjen e marrëdhënies suaj, ose sepse preferoni të keni një atmosferë "misteri" në rrjetet sociale.