Stil jete

Sondazh/ A do të doje të punoje nga shtëpia edhe pas karantinës?

Sondazh/ A do të doje të punoje nga shtëpia edhe pas

Me nisjen e izolimit në të gjithë botën kompanitë urdhëruan punonjësit e tyre që të vazhdonin punën nga shtëpia. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e bizneseve që u lejuan të vazhdonin punën, ndoqën të njëjtën taktikë.

Vendi nuk është hapur përfundimisht, por vetëm në masën 97% dhe pavarësisht se numri i rasteve të reja të të infektuarve vijon të jetë i ulët, Ministria e Shëndetësisë sugjeron që puna nga shtëpia të vijojë, në mënyrë që të shmanget dalja dhe kontakti me të tjerët. Po ashtu për administratën qeveria kë një plan që pjesa më e madhe e punonjësve që punojnë nga shtëpia dhe puna të bëhet më dixhitale, edhe me rikthimin në normalitet.

Ndërkohë Twitter njoftoi dje të gjithë punonjësit e tij, që mund ta bëjnë punën nga shtëpia përgjithmonë.

Por sa të gatshëm do të ishit ju nëse do të vendoseshit para të njëjtës pyetje nga kompania ku punoni: Do të punoni në shtëpi apo në zyrë?