Stil jete

Sot është një ditë e rëndësishme që e ke të pamundur ta festosh

Sot është një ditë e rëndësishme që e ke

Sot është 21 janar dhe është Dita Dedikuar Përqafimit. Ajo u krijua nga Kevin Zaborney dhe festohet në Amerikë çdo vit. Për herë të parë u festua më 21 janar të 1986-ës në Clio, Michigan, SHBA.

Po nuk është vetëm e Amerikës. Kudo ku janë në dijeni të kësaj dite i japin ca përqafime më shumë. Ideja e Ditës Kombëtare të Përqafimit është që t`i inkurajojë të gjithë të përqafojnë familjen dhe miqtë më shpesh. Po këtë vit do të jetë e pamundur të festohet si zakonisht. Në ditët pandemike që po jetojmë gati i kemi harruar përqafimet, sidomos me miqtë. Vitin tjetër, me shumë mundësi do jetë ndryshe.

Jo më kot data është vendosur 21 janari, një periudhë pas festave të fundvitit dhe pak para Shën Valentinit, kur njerëzit janë më të dashur se kurrë.