Stil jete

Spoti italian i vaksinës së Covid që tregon dritën në fund të tunelit

Spoti italian i vaksinës së Covid që tregon dritën në

Giuseppe Tornatore ka realizuar një spot për të gjithë skeptikët e vaksinës. Një spot që fut në mendime të gjithë ata që betohet e stërbetohen se s`do i nënshtroheshin kurrë vaksinimit, ose ata që ende kanë dyshime.

Në videon prej dy minutash shfaqet një vajzë e re që shkoi të takojë nënën e saj përmes plastmasit. Pas përqafimit ashtu me barrierë e me maska vënë, vajza i thotë nënës se ka dyshime.

Nëna i përgjigjet se dyshimet janë të nevojshme, se dyshimet duhen dhe në fund i thërret duke i thënë: “Duhet të duash veten” dhe qesja plastike e maskat zhduken duke sjellë idenë se po: ka dritë në fund të tunelit.

Tornatore është duke krijuar gjithsej katër spote për të nxitur fushatën e vaksinimit dhe ky është i pari.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al