Stil jete

Stil yt i menaxhimit të parave ka një emër. E njeh ti tëndin?

Stil yt i menaxhimit të parave ka një emër. E njeh ti

Jepi 1000 euro 1 mijë njerëzve të ndryshëm dhe të gjithë do t`i përdorin në mënyra të ndryshme. 

Disa mund të shkojnë për të argëtuar, disa për blerje rrobash, mobiljesh, ndërsa të tjerë mund t`i kursejnë. Gjithsecili ka një stil unik të mënyrën se si e menaxhon paranë.

Stil yt i menaxhimit të parave ka një emër. E njeh ti

E njeh stilin tënd?

Akumulatori

Ky është bankieri i lindur. Njerëzit me këtë tipar kursejnë dhe jetojnë brenda mundësive të tyre sepse e kanë shumë të vështirë të shpenzojnë para. Atyre u pëlqen të shohin para në bankë por mund të ndjehen të shqetësuar nëse i shterojnë burimet. Pasja e parave i jep akumulatorit një ndjenjë sigurie. Por kjo mund të tregojë edhe se nuk e shijojnë jetën aq sa duhet, që nuk shijojnë momentin.

Alkimisti

Ky tip ka të bëjë me krijimin e diçkaje nga asgjëja dhe një dëshirë të fortë për ndryshime pozitive. Idealisti alkimist ka një marrëdhënie dashurie / urrejtjeje me paratë, sepse vlerëson të mirat që arrihen përmes parave, por urren edhe rëndësinë e saj. Zakonisht këta njerëz punojnë me pasion dhe jo për paratë. Por kjo mund të jetë vetë-sabotuese, sepse këta njerëz kënaqen edhe me aq para sa për të mbijetuar.

I famshmi

Për të famshmin, paratë janë një mjet për të arritur statusin dhe vëmendjen duke u përpjekur të impresionojnë të tjerët. Njeriu i famshëm shpesh do të duket i sigurt, sepse do të ndihet i dëshiruar dhe vlerësuar nga të tjerët. Bilanci i tyre bankar mund të mos pasqyrojë imazhin e tyre dhe ata shpesh do të jenë në borxhe.

Lidhësi

E vlerëson shumë marrëdhënien me paranë. Rrezaton optimizëm dhe nuk stresohet për financat. Lidhësi nuk ka frikë nga mungesa e parave. Për këtë tip paratë nuk janë të rëndësishme, por kjo mund të çojë në mungesë të pavarësisë financiare.

Maverick

Ky është rebeli, i cili lulëzon në rrezik. Tërhiqet nga lojërat e fatit dhe bixhozi. E adhurojnë rrezikun ekstrem financiar. Ata luajnë lojën e parave. Mavericks mund të jetë tepër krijues kur gjeneron para dhe të ketë aftësinë t'i kushtojë vëmendje shifrave dhe detajeve financiare. Sidoqoftë ata rrezikojnë të mos kenë kurrë siguri financiare.

*Burimi Metro