Stil jete

Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve në fokus të konferencës ’Lifestyle’! Ekspertët prezantojnë qasjet për reduktimin e dëmit

Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve në fokus të

Më 25 shtator te Piramida e Tiranës, u zhvillua’Lifestyle Conference’ - Konferenca e 11-të mbi ‘Stilin e jetesës dhe reduktimin e dëmit.’ Dr. Adrian Hoxha, kryetar i Shoqatës së Shëndetit Publik, njëkohësisht organizator i këtij eventi, mbajti fjalën hapëse të konferencës duke theksuar rëndësinë e kësaj konference për individin e popullatën.

Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve në fokus të

”Konferenca mbi stilin e jetesës dhe reduktimin e risqeve është një organizim i vlefshëm drejt një stili jetese më të shëndetshme për individin dhe popullatën. Më duhet ta theksoj që mjekësia ka evoluar një hap më tej duke përfshirë dhe një koncept bashkëkohor si reduktimi i dëmit, që nënkupton çdo përpjekje apo ndryshim që ne ndërmarrim për të jetuar në mënyrë më të shëndetshme.”- u shpreh Dr. Hoxha.

Në panelin e konferencës së 11-të mbi stilin e jetesës dhe reduktimin e risqeve morën pjesë përfaqësues nga Shoqata e Shëndetit Publik, Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve Shëndetësore, Instituti i Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë si dhe ekspertë të shëndetit publik. Një element i veçantë i këtij organizimi ishte dhe kontributi i medias, gazetarëve të shëndetit, sportistëve, dietologëve, farmacistëve, psikologëve dhe ekspertëve të teknologjisë duke ndarë me audiencën eksperiencën e tyre personale dhe profesionale. Këtë element gjithëpërfshirës në diskutimet e konferencës Dr. Hoxha e sheh si një transformim të fushës së mjekësisë.

”Gjithashtu mjekësia sot nuk është më e vetme në përpjekjet e saja, por janë bashkuar dhe degë të tjera si shkencat sociale apo teknologjia, kjo falë dhe evolimit të jetës në ditët e sotme, ku një pjesë të madhe i atribuohet marrëdhënieve sociale dhe teknologjisë si pjesë e pandarë e jona.”- shtoi ai.

Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve në fokus të

Në këtë drejtim u shpreh dhe Dr. Xheladin Dracini, rektor i Universitetit të Mjekësisë.

”Mjeku dikur konsideroj si dikush që merrej me sëmundjen dhe vetë sëmundja ishte frikë, ndërsa gjatë këtyre viteve ka ndodhur një ndryshim i madh, ku nuk është më sëmundja në qendër të vëmendjes por shëndeti. ’Gardianët’ e shëndetit nuk janë vetëm mjekët por të gjithë profesionet e tjera të lidhura me shëndetin.”- u shpreh Dr. Dracini.

Konferenca u përqëndrua në prezantimin e qasjeve për reduktimin e dëmeve që burojnë nga kequshqyerja, stili i jetesës, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i substancave të dëmshme si drogërat, alkooli, duhani si dhe përdorimi pa kontroll i teknologjisë.

Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve në fokus të

Në lidhje me konceptin e reduktimit të dëmit, Dr. Roland Shuperka, ekspert për kontrollin e duhanit u shpreh se rritja e numrit të duhanpirësve në vend është shqetësuese. Ai u shpreh se ka ardhur momenti të zhvendoset fokusi në informimin e publik dhe profesionistëve shëndetësor drejt reduktimit të dëmit.

Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve në fokus të

”Përsa i përket duhanpirjes, ne nuk mund të presim që një duhanpirës që ka vite që konsumon duhan ta lerë menjëherë atë, ndërkohë nëse presim kjo do të thotë që dëmi dhe rreziqet për individin dhe popullatën shtohen.

Ndaj duhet të konsiderojmë konceptin e reduktimit të dëmit si një zgjidhje alternative për të ulur risqet për prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të traktit resipirator. Nëse do marrim shembullin e Suedisë, si një rast suksesi, ajo ka vendosur reduktimin e dëmit në plan të parë, edhe para ndalimit të duhanit sepse koha kalon dhe cdo përpjekje drejt reduktimit është në të mirë të gjithësecilit prej nesh..”- u shpreh eksperti Shuperka.

Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve në fokus të

Teksa ’Lifestyle Conference’ trajtonte dhe çështjet e teknologjsë dhe dizinformimit Dr. Shuperka pati edhe një koment.

”Ndërkohë duhet ritheksuar dhe njëherë stigma që qarkullon mbi produktet e duhanit, nuk është nikotina substanca që shkakton kancer, por monoksidi i karbonit dhe katrani që prodhohet kur cigarja digjet. Kjo është një prej arsyeve që ne flasim për produktet alternative me risk të reduktuar që e ngrohin duhanin.”- vijoi ai.

Stili i jetesës dhe reduktimi i risqeve në fokus të

Konferanca e 11-të mbi stilin e jetesës dhe reduktimin e risqeve u mbyll me mesazhin për të përqafuar zakonet e shëndetshme, për të përfocuar marrëdhëniet sociale, ndjekjen e një dietë të balancuar në ngjyra dhe një rutinë aktive për të minimizuar risqet në përditshmërinë tonë.